Rreth 200 pasagjerë të linjës “Finikas Lines” që transporton udhëtarë nga Saranda në Korfuz kanë përjetuar sot orë tmerri. Anija “Marina” e kësaj kompanie pësoi një defekt në motor dhe nuk mund të ankorohej në port. Mes pasagjerëve të traumatizuar ka pasur edhe fëmijë të vegjël. Kjo nuk është hera e parë që në këtë linjë ka probleme me mjetet e saj. Gjatë sezonit të verës fluksi i udhëtarëve që shkojnë në Korfuz dhe kthehen është i lartë. Shihni më poshtë videon që siguron Argjirolajm.net teksa anija s’po ankorohej dot në port.