Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 53-vjeçar ka tentuar t’i japë fudn jetës brenda biznesit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Vlorës.








