• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërimi i Karamuços: Deri në shtator të tjerë politikanë në prangat e SPAK

10/07/2023
Paralajmërimi i Karamuços: Deri në shtator të tjerë politikanë në prangat e SPAK

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur se pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt, do të ketë edhe shumë figura të tjera politike që do të përballen me akuza.

Komentet Karamuço i bëri ne emisionin “Top Talk” në TCH ku tha se lista është shumë e gjatë deri në shtator dhe për shkak se SPAK-u do të arrijë të performojë edhe një lloj balance, do të godasë nga të dy krahët.

Pjesë nga biseda:

Ervin Karamuço: Përpara 10- ditësh ne kemi qenë në këtë emision së bashku me gazetaren Hoxha dhe në të dalë kemi bërë ato parashikimet tona, ku na dilte se për shkak të afatit të parashtrimit ose të mbylljes së këtij sesioni parlamentar, se në mos të gaboj deri më 20 korrik është, SPAK-ut i duhej të lëvizte dhe të shpejtojë punën për të mbyllur disa prej çështjeve që i ka akoma nën hetim, dhe që mund të kërkonte dhe të kishte arrestime konkrete.

Kështu, deri më shtator na dilnin shumë nga këta personazhe, jo vetëm majtas por edhe djathtas, të cilët do të përballen shumë shpejt me akuza të tilla. Të shikojmë në ditët në vijim sepse SPAK-u do që të arrijë të performojë edhe një lloj balance. Pra, do të ruaj një lloj diplomacie organi i akuzës, sepse në fund i thonë që “ju po godisni vetëm këtej, po këtej?”.

SPAK-u do të shoh sesi janë mundësitë sepse ka disa persona që janë nën hetim dhe duhet parë se si do të përfundojnë këto hetime, dhe si do të shkojë çështja në gjykatë.

Pyetje: Mirë, por e thënë kështu Karamuço, duket sikur duhet plotësuar norma dhe kjo nuk është më drejtësi.

Ervin Karamuço: Po, por normalisht SPAK-u përballet krahas opinionit publik, edhe me oponencat që i janë bërë deri më sot nga Kuvendi i Shqipërisë dhe partitë politike. Kështu që, do apo nuk do ai, është në një lloj ekuilibri dhe duhet ta ruaj këtë ekuilibër në zbatim të ligjit.

Po ashtu, kini parasysh që disa nga dosjet që ne i kemi konsideruar para disa vitesh si dosje të nxehta, sot për sot u janë parashtruar afatet. Asnjë prej personave që ne kemi menduar para disa viteve se do të mund të shkonte në burg, nuk do të përballet më me këto akuza dhe i ka shpëtuar burgut përfundimisht.

Nuk më takon mua të them se kush janë dosjet, por disa nga ata i kanë shpëtuar. Tani po flasim për këto që janë nën hetim. Dhe ka shumë dosje që janë nën hetim, plus çfarë po vijnë nga ndërkombëtarët, që ne e kemi thënë herë pas here se janë duke ardhur shkresa, janë duke ardhur referime të cilat do të na bëhen surprizë.

Related Posts

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Kryesore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës
Kryesore

Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës

06/07/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Gjykata hoqi masat kufizuese ndaj MABCO

06/07/2026
Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës
Kryesore

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al