• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Festivali i Butrintit dhe Bienalja e Durrësit ndërpriten pas 19 vitesh! Kabo: Kush ka frikë nga arti?!

15/07/2023
Festivali i Butrintit dhe Bienalja e Durrësit ndërpriten pas 19 vitesh! Kabo: Kush ka frikë nga arti?!

Festivali Veror i Butrintit do duhet të ishte në këtë periudhë duke zhvilluar edicionin e tij të 19-të, por drejtuesit kanë njoftuar ndërprerjen e tij për mungesë të fondeve. Drejtori Edmond Xhumari ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se festivali nuk do të zhvillohet.

“Miq të teatrit e artdashës, ju bëj me dije se pas shumë përpjekjesh stafi i festivalit, të Edicionit të quajtur këtë vit “Ringritja” e “Butrinti Summer Festival”, do të ndërpresë rrugëtimin e tij të gjatë pas 19 edicionesh, pasi nuk kishim mbështetjen e duhur financiare. Me shpresë që ta rikthejmë Festivalin vitin e ardhshëm, që përkon me 20 vjetorin e tij.

Organizuar prej vitit 2000 në një nga vendet më madhështore të Mesdheut, në Teatrin Antik të Butrintit, në skenën magjike të Butrintit kanë pasur rastin të performojnë rreth 4500 artistë nga vendet pjesëmarrëse. Në shkallaret e gurta të teatrit janë ulur afro 95.500 spektatorë shqiptarë dhe të huaj. Disa foto ndër vite, për ata që nuk e kanë ndjekur këtë aktivitet kulturor”, ka shkruar Xhumari.

Edhe profesori i njohur Përparim Kabo ka reaguar për këtë ngjarje. Ai flet për interesa dhe thotë se Teatri tondit pushtetin, ndaj pushteti do një shoqëri dhe shtet pa teatër.

“Kush ka interesa që ta bllokojë festivalin e teatrit në Butrint, pas 19 vitesh eksperiencë, dhe pse???!!! Sepse Teatri trondit pushtetin…! Këtë gjë ka bërë historikisht, ndaj ka që duan shoqëri dhe shtet pa teatrin. Ata duan artin e argëtimit dhe jo artin e emancipimit…që ushqen lirinë, dinjitetin dhe shpirtin e protestës!

Teatri i ka fituar historikisht të gjitha betejat…, e presim të na rikthehet në Butrint! Kur sheh një tragjedi, kupton se tirania dhe pushteti nuk ngopen me vdekjen. Kur përjeton një komedi skenike, e qeshura të bën të reflektosh për komiken, për zhbërjen dhe imoralitetin e veshur me “ kombinezon” autoriteti. Kur shijon groteskun, ata që të mbeten në mendje janë heronjtë e rremë, që vrapojnë në kohët e shkuara dhe duan të ribëjnë historinë e së ardhmes me betejat e përfunduara tashmë. Kur në skenën e Teatrit sheh një dramë njerëzore, ndizesh së brendshmi, që të mos jesh i squllur, nxitesh të ndjesh bindshëm se detyra jote qytetare është që të reagosh.

E prisja Festivalin e Teatrit në Butrint, por ai nuk erdhi dot këtë vit. Sa keq! Çka ka hipur në atë skenë ndër vite, ka vlejtur më shumë se e gjithë propaganda “ kulturore” e institucioneve, që kanë për detyrë të shpërndajnë ,sa dhe si duhet, fondet publike, pra, taksat tona edhe për teatrin në këtë festival ndërkombëtar elitar. Nga gjithë bota kanë dhënë shfaqje atje…, dhe teatri antik u zgjua, mërmëriti, solli mesazhe…”, shkruan ndër të tjera profesor Kabo.

Përparim Kabo flet edhe për Bienalen e Durrësit. Ai thotë se ajo ka pasur të njëjtin fat sikurse Tetari Veror i Butrintit.

Njëzet vite pas edicionit të parë, bienalja “Netët e muzikës klasike” që zhvillohet në Durrës do të ndërpritet. Ky është festivali i parë i muzikës klasike në Shqipëri, por megjithëse e përgatitën me kujdes edhe edicionin e këtij viti, drejtuesit e saj vendosën ta ndërpresin atë.

Shkak është bërë indiferenca e plotë e institucioneve lokale dhe qendrore të kulturës, si dhe mungesa e financimit për veprimtarinë e njohur, e cila ka fituar vëmendjen dhe simpatinë e publikut vendas dhe të huaj.

Krijuesi dhe drejtuesi i Bienales muzikore, Florian Vlashi tha për BIRN se “edicioni i programuar në javën e parë të muajit gusht të këtij viti i kushtohej detit dhe parashikonte koncerte në kishat e qytetit, në Amfiteatër, Vilën Mbretërore , në teatrin Aleksandër Moisiu, e deri tek ai i fundit në kuvertën e një anijeje, ndërsa vepra përmbyllëse do të luhej nën det”.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Carrick në “fije të perit”, Man.United ia ofron stolin një kampioni bote – Balkanweb.com – News24

Carrick në “fije të perit”, Man.United ia ofron stolin një kampioni bote – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
ZYRTARE/ I kthyer në “bomber”, Barça “shpërblen” Raphinha me kontratë të re, kapiteni premton trofe – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ I kthyer në “bomber”, Barça “shpërblen” Raphinha me kontratë të re, kapiteni premton trofe – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al