Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka ndërrur jetë një 39-vjeçar shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Serres-Dramas, ku është përplasur një makinë me një kamion.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy automjete të Zjarrfikësve dhe ambulance, të cilët kanë mundur të nxjerrin drejtuesin e mjetit i cili edhe pse i vetëdijshëm ndodhej në gjendje kritike për jetën.
Ai është dërguar me autoambulancën e EKAV-it në Spitalin e Përgjithshëm Serres, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.









