• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kompanitë greke po e rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria

15/07/2023
Kompanitë greke po e rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria

Kompanitë greke po rikthejnë vëmendjen për të investuar në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm që cilësohen me potencial. Në një intervistë për televizionin Scan, Marios Belibassakis, këshilltari i parë i ambasadores greke për Çështjen Ekonomike dhe Tregtare, deklaroi se tashmë që Greqia e ka kaluar krizën ekonomike dhe financiare, kompanitë kanë një oreks dhe kapitale për tu zgjeruar në Shqipëri dhe në rajon.

“Me Greqinë që e ka kaluar tashmë krizën ekonomike, ka një dëshirë të madhe dhe oreks mes kompanive greke për tu zgjeruar në tregje të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Afërsia gjeografike dhe kulturore mes dy vendeve tona, e forcojnë klimën e të bërit biznes dhe e bëjnë më të thjeshtë për të pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie efektive. Shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, kanë jetuar në Greqi apo kanë lidhje familjare. Kjo e lehtëson akoma më shumë mirëkuptimin reciprok mes dy vendeve tona,” u shpreh Marios Belibassakis.

Gjithashtu, Belibassakis evidenton edhe disa prej sektorëve në vendin tonë, që kanë potencial të madh për tu zhvilluar, duke përfshirë këtu edhe inteligjencën artificiale.

“Interesi i tyre është një tregues i klimës së favorshme të të bërit biznes dhe i potencialit që ekziston në tregun shqiptar. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri, kam identifikuar disa sektorë për investime, veçanërisht sektori i ndërtimit, sektori i materialeve të ndërtimit që janë të ndërlidhur së bashku, këshillimi, farmaceutika apo industria e ushqimit. Gjithashtu, besoj se infrastruktura e fibrave optike, rrjetet “smart” të komunikimit dhe inteligjenca artificiale e lidhur me teknologjinë, kanë një potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm për Shqipërinë,” tha Belibassakis.

Kompanitë greke kanë qenë ndër të parat që kanë investuar në Shqipëri pas viteve 90. Por, kriza financiare globale, që nxorri në pah problemet e borxhit të Greqisë dekadën e kaluar, detyroi shumë kompani të tërhiqen nga tregje kryesisht të vogla, për të reduktuar shpenzimet.

Related Posts

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Kryesore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës
Kryesore

Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës

06/07/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Gjykata hoqi masat kufizuese ndaj MABCO

06/07/2026
Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës
Kryesore

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al