Forcat tokësore të Zjarrfikësve në Greqi vijojnë luftën me flakët në Agios, Korfuz, Karystos, Rodos dhe Ylikis.
Mëngjesin e sotëm kanë nisur sërish evakuimet në disa zona ku rrezikohen jetët e qytetarëve. Sipas një njoftimi të Rojës Bregdetare, 59 persona u shpëtuan nga plazhi i Nisaki në Korfuz.
Zajrri në Rodos, fronti është zhvendosur në lindje, drejt Malonës dhe Massarit. Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë gjatë gjithë natës mbetën në frontet e shpërndara të zjarrit. Në operacion kanë qenë 266 zjarrfikës me 55 automjete dhe 16 grupe të njësive këmbësore, ndërsa nga ajri po ndihmojnë tre helikopterë dhe tre avionë.
Për shkak të zjarrit, njësia bashkiake e Rodosit Jugor me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Rreth 16,000 njerëz u evakuuan nga toka dhe 3,000 nga deti në ishull.
Në Korfuz,Forcat e Zjarrfikësve po bëjnë përpjekje për të ndalur frontin e zjarrit të rënë pasditen e djeshme, me vatra të ndryshme, në zonën e Perithisë në veri të Korfuzit. Zjarri në mëngjes u kufizua në fshatrat Santa dhe Megoula, por ka ende një front aktiv lart në Viglaturi dhe Apolysosi.
Zjarri ka djegur pyje dhe barishte dhe në vendngjarje po punojnë edhe 266 zjarrfikës, me 55 automjete dhe 16 grupe të njësive këmbësore.
Deri më tani janë evakuuar vendbanimet Santa, Megoula, Porta, Palaia Perithia, Sinies, Viglatouri, Nisaki, Rou, Katabolo, Kentroma, Tritsi, Kokkokylas, Sarakiniatika, Plagia, Kalami, Vlahatika dhe Kavalleraina, pas mesazheve që u dërguan banorëve.