Pedagogia e Universitetit “Eqrem Çabej”, Irena Shehu është ndarë papritur nga jeta pas një operacioni që kreu në spitalin e Janinës. Lajmin e trishtë e konfirmon universiteti përmes një reagimi zyrtar. Ja cfare shkruhet nga faqja e universitetit.
Lamtumirë Irena Margariti Shehu!
Universiteti i Gjirokastrës shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e pedagoges, qytetares dhe aktivistes sociale Irena Margariti Shehu që u nda nga jeta në mënyrë kaq të papritur në moshën 65 vjeçare!
Prej më shumë se dy dekadash ajo ka dhënë kontributin e saj në arsimimin e brezave të tërë studentësh të gjuhës angleze.
Një nga intelektualet më të shquara të fushës së mësimdhënies, qytetare e denjë me formim të gjithanshëm, karakter të fortë dhe shpirt të lirë.
Mbështetëse e proceseve demokratike dhe progresiste për të mirën e universitetit dhe arsimit shqiptar në përgjithësi.
Hartuese e programeve të ndryshme mësimore të nivelit Bachelor dhe Master.
Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të huaja në vitet 1996 – 2010 dhe 2012 – 2016.
Autore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda e jashtë vendit.
Pjesëmarrëse në konferenca shkencore dhe kumtesa.









