• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mirela Kumbaro: 1.7 milionë turistë të huaj vetëm në muajin korrik

11/08/2023
Kumbaro: Do të nisim me dezinsektimin e bregdetit nga mushkonjat

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash.

“Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi. Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjelltë.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria si destinacion turistik ka qenë në faqet e të përditshmeve më të lexuara dhe shumë prej produksioneve televizive më të ndjekura në botë si një vend me potenciale të mëdha për t’u zbuluar.
Në një intervistë të fundit për italianen “La Repubblica”, ministrja Kumbaro u shpreh se gjithë angazhimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeverisë Shqiptare, krijimi i infrastrukturës së nevojshme dhe organizimi i eventeve përgjatë gjithë vitit kanë qenë ambasadorët më të mirë për promovimin turistik të Shqipërisë.

Related Posts

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026
Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse
Kryesore

Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali, por nuk jep asnjë arsye bindëse

06/11/2026
Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim
Kryesore

Dy operacione kundër trafikimit të emigrantëve në Gjirokastër, arrestohen 3 persona, një tjetër në kërkim

05/11/2026
Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore
Kryesore

Ndryshime në qeveri dhe te drejtuesit e qarqeve? Rama mbledh Asamblenë e PS

05/11/2026
Kryesore

BKH zbarkon në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës

05/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Atmosferë pozitive, pres fitore – Balkanweb.com – News24

Atmosferë pozitive, pres fitore – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Ishim me mendje te Finlanda – Balkanweb.com – News24

Kush vesh fanellën e Shqipërisë, duhet të jetë krenar! – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al