Plas në Partinë Demokratike dhe nervat e anetareve me sa duket nuk mbajne me.
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka degjeneruar në sherr, pasi gjatë diskutimit janë nxehur gjakrat dhe Jemin Gjana ka tentuar që të godasë Valbona Mezinin.
Burime nga mbledhja e Kryesisë së PD pohojnë se shkak i nxehjes së gjakrave është bërë ndërprerja e fjalës së Gjanës nga Mezini gjatë diskutimit.
Sipas burimeve nga PD, Valbona Mezini ka kritikuar anëtarët e Kryesisë dhe Gjanën për humbjen për rezultatin në zgjedhjet e 25 qershorit.
Kritikat e Mezinit kane qene edhe per procesin e administrimit të zgjedhjeve për kryetarin e PD, që u drejtua nga Gjana në 22 korrik.
Pas përshkallëzimit të situatës në mbledhje kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë të Kryesisë duke shmangur përplasjen fizike.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë sekretarja e PD, Valbona Mezini. E cila, gjatë një komunikimi me mediat ka deklaruar se Gjana i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë, por është ndaluar nga anëtarët e tjerë të Kryesisë.
Gjithçka ka ndodhur përpara syve të kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili nuk ka ndërhyrë.
Ndërkohë që mbledhja vijon me tensione në PD, ku po diskutohet për humbjen në zgjedhje.
Janë disa anëtarë të kryesisë, mes të cilëve edhe Valbona Mezini në grupin anti-Basha që kërkojnë ndryshime në statut dhe analizë për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.








