• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti konfidencial i hartuar nga Flamur Golemi & Co, këta janë 16 krerët e PS me rezultat më të ulët

25/09/2017
Raporti konfidencial i hartuar nga Flamur Golemi & Co, këta janë 16 krerët e PS me rezultat më të ulët

Raporti konfidencial i Partisë Socialiste, që merr në analizë punën e strukturave dhe rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, del në përfundimin se në 16 bashki, rezultati ishte më i dobët se ai i 2013. 

Ndonëse mori një rezultat të paparashikuar me 74 mandate deputetësh, në disa bashki, socialistët morën më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Performancë negative elektorale patën krerët e degëve të PS në bashkitë Shkodër, Arvit Osja, si dhe kreu i degës së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, shkruan “Panorama”, duke publikuar te dhenat e raportit.

Gjithashtu, rezultat të negativ regjistruan edhe kreu i degës së PS Cërrik, Gëzim Salla, kryetar i degës së PS Peqin, Edurim Teqja, si dhe kryetar i degës së PS Përrenjas, Haxhi Çollaku, kreu i PS-së Pogradec, Bledi Çomo etj. Burime nga Partia Socialiste thanë se, mandati i çdo kryetari socialist të bashkisë do të analizohet hap pas hapi, për të parë mundësitë që strukturat socialiste kanë pasur për të arritur një rezultat më të mirë, por dhe faktorët që kanë ndikuar në të. Krerët socialistë të bashkive, ndodhen në mes të mandatit të tyre, të cilin e fituan me zgjedhje në 2015, pasi kanë marrë një mandat 4-vjeçar. Ata janë funksionarë dhe janë përjashtuar nga çdo detyrë shtetërore.

RAPORTI

Grupi i punës, i caktuar nga Kryeministri Rama, në përbërje të të cilit ishin Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami, ka bërë edhe analizën se ku ka pasur defekte dhe mangësi në punën e brendshme të strukturave të saj.

Tabela e rezultateve për çdo qark, tregon se qarqet e Korçës, Tiranës dhe Elbasanit, në shumicën e organizatave socialiste, kanë marrë rezultat negativ, edhe pse Tirana si qark fitoi dy mandate më shumë deputetësh dhe Elbasani një mandat më shumë, krahasuar me 2013. Ndërsa më mirë në numër organizatash me rezultate pozitive, janë qarqet e Vlorës, Kukësit dhe Lezhës.

Raporti konfidencial i Partisë Socialiste, që i bën analizë punës së strukturave dhe rezultatit të zgjedhjeve, del në përfundimin se, 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat më të ulët në zgjedhje, krahasuar me 2013, ndërsa 2328 organizata kanë pasur rezultat më të lartë se katër vjet më parë.

Sipas statutit të PS, nëse rezultati në zgjedhje është më i ulët se ai i zgjedhjeve të kaluara, kreu socialist përjashtohet nga kandidimi. “Organizimi elektoral u parapri nga përcaktimi i objektivave dhe projektimi i numrit të votave potenciale të PS për çdo OS; objektiv, i cili u arrit nga 6 qarqe: Berat, Durrës, Gjirokastër, Kukës, Lezhë e Vlorë. Partia Socialiste pësoi rënie nga rezultati i arritur në 2013 në 1480 organizata.

Rënia totale në këto organizata ishte afërsisht 42 mijë vota, ndërsa në 2328 organizata morën një rezultat më të mirë se në 2013, duke sjellë në total 100 mijë vota më shumë për PS në 2017. Nga 3828 OS të analizuara në të gjithë vendin, vetëm 1657 ose 43.3% prej tyre, arritën objektivin elektoral të PS”, thuhet në raportin e përgatitur nga grupi i punës për analizën e zgjedhjeve.

KRERËT E PS TË BASHKIVE ME REZULTAT TË DOBËT

Arvit Osja, PS Shkodër, -2,285 vota

Kristian Shkreli, PS Vau i Dejës, -547 vota

Bledi Çomo, PS Pogradec, -1,524 vota

Jani Ago, PS Pustec, -127 vota

Eroldi Begolli, PS Devoll, -2,340 vota

Gëzim Salla, PS Cërrik, -1,162 vota

Edurim Teqja, PS Peqin, -2,957 vota

Haxhi Çollaku, PS Përrenjas, -485 vota

Sybi Shehu, PS Kuçovë, -465 vota

Edmond Omeri, PS Skrapar, -226 vota

Afrim Mikli, PS Dibër, -1,452 vota

Hodjan Selmani, PS Këlcyrë, -387 vota

PS Kavajë, -1,939 vota

PS Kamëz, -353 vota

Haxhi Memolla, PS Rrogozhinë, -477 vota

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A u arrestua Dj Gimbo në Kosovë pas daljes nga BBVA?

19/03/2026
Spektakël i Barçës, “çmonton” Newcastle me 7 gola, tani sfidon Atletico Madrid

Spektakël i Barçës, “çmonton” Newcastle me 7 gola, tani sfidon Atletico Madrid

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al