Një punonjës pranë Zyrës së Sigurimeve Shoqërore në Tepelenë është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për ‘shpërdorim detyre’.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
“Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen L.Ç, vjeç 58, banues në Tepelenë, punonjëse pranë zyrës së Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore Tepelenë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, shtetasit F.Z,vjeç 68, banuese në Tiranë, i ka faturuar nje shume lekësh, të cilat i ka pasqyruar si të tërhequr nga F.Z. Neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.