Një qytetar nga Tepelena ka denoncuar në polici vjedhjen e automjetit të tij në pikën kufitare të Qafë Thanës në Pogradec. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
“Më datë 26.09.2017, shtetasi S.G, vjeç 48 banues në Tepelenë, kallëzon se i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” të cilën e kishte parkuar pranë PKK Qafë Thanë, më datë 13.08.2017 dhe ështe larguar në drejtim të Maqedonisë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.