• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A jeni i trishtuar për Çmimin Nobël? Kadare flet për AFP

18/10/2023
Kadare: Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë. Letërsia më dha mundësinë të kapërcej të pamundurën

Shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin Nobel të Letërsisë, është një figurë madhore e letërsisë europiane. Autor i shumë kryeveprave, të përkthyera në 40 gjuhë të botës ai ka pritur në shtëpinë e tij, në Tiranë AFP-në, pak orë para marrjes së titullit “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”, nga presidenti francez Emannuel Macron.

Zoti Kadare, çfarë është letërsia për Ju, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë që ka jetuar e ka shkruar edhe gjatë viteve të diktaturës komuniste?

Të shkruaje në diktaturë ka qenë e vështirë, thuajse e pamundur. E pamundur të shkruaje siç dëshiroje të shkruaje. Ja përse unë i jam mirënjohës letërsisë: Letërsia më dha mundësinë të kapërceja të pamundurën.

Ferri komuniste, si çdo ferr tjetër është mbytës në kuptimin më të keq të fjalës. Por letërsia arrin ta transformojë atë në një forcë jete, në një forcë mbi të cilën mbështetësh për të mbijetuar, për të mundur me kokën lart çdo gjë.

Unë kam qenë gjithmonë besnik i letërsisë, kam respektuar çdo herë veç urdhërat e saj, kam qenë thellësisht i lidhur me të, ajo ka qenë qëllimi i jetës sime, qëllimi absolut i jetës sime që ka bërë të mundur të kapërcej çdo vështirësi. Kur arti mbijeton, ky është një triumf, një fitore.

Dhe siç thotë Kundera: “Arti nuk triumfon kurrë kokulur”!

Letërsia më ka dhënë çdo gjë që kam, me ka dhenë kuptimin e jetës, më ka dhënë guximin të luftoj, të kem shpresë, të ndjej gëzim, të kapërcej çdo gjë: Kjo është letërsia!

A është letërsia dashuria më e madhe e jetës suaj?

Letërsia është dashuria ime më e madhe, e vetmja, më e madhe se çdo gjë. Letërsia është gjithçka për mua, jeta ime, jeta e të tjerëve, jeta e të gjithëve.

Letërsia jeton paralelisht me botën, ecën me të, në krah të saj.

Ajo më ka dhënë gjithçka unë kam sot, ajo ka qenë dhe është kuptimi i jetë, ajo më ka dhënë kurajon për të qëndruar, shpirtin, frymën, lumturinë e shpresën. Gjithçka e bukur për mua është letërsia!

E mbaj me vete kudo, shkruaj gjithë kohën, hedh shënime, shkruaj tregime, kam projekte për të botuar dorëshkrime po disa prej tyre duhet ti rishoh.

Çdo botim është për mua si një rilindje, kështu ka qenë gjithmonë. Letërsia është e ngjashme me ëndrrat. Letërsia ushqen shpirtin.

A jeni i trishtuar që nuk e keni marrë ende çmimin Nobel të letërsisë? Ju edhe këtë vit ishit një nga pak kandidatët e përzgjedhur?

Çmimi Nobel është një nder që bota i bën artit dhe unë jam i nderuar që shumë herë kam qenë i përzgjedhur si kandidatët për këtë çmim gjë që sigurisht më prek dhe sigurisht më lumturon.

I vlerësoj shumë librat e mi, i nderoj shumë librat e mi jo vetëm si autori, por sepse ato i përkasin letërsisë shqipe. Ato janë pasuri, pjesë e të gjithëve.

Një shkrimtar për t’u ndjerë krenar dëshiron veç të kontribuojë në këtë pasuri.

Vepra ime është ajo e popullit tim, është letërsia shqipe dhe ajo nuk më takon mua, ajo i takon shpirtit njerëzor, gjithë njerëzve të këtij vendi.

Shqipëria është një nga vendet më besnike të Europës dhe ashtu do të mbetet përherë dhe Franca është një nder vendet që ka vlerësuar letërsinë time e ky është padyshim një nder për mua.

Ne jemi bij të artit, ne i shërbejmë artit.

E për gjithçka unë kam bërë i jam mirënjohës artit, forcës krijuese të tij.

Ashtu si arti edhe shkrimtari nuk ka kurrë moshë./ AFP

Related Posts

Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025
Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

Paralajmërimi/ “S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli”

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025
Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al