Drejtori i Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ne Gjirokastër, mbron veten dhe përfaqëson institucionin në sallëne gjyqit
Kreu i Inspektoriatit Shtetëror Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, Kristaq Thimio, tregoi në Fiks Fare se në gjykatë duhet të mrbojë veten ndaj një akuze që ka ngritur institucioni që ai drejton. Ai në 19 Korrik të këij viti, është paraqitur në gjykatën e Apelit Gjirokastër si i paditur nga institucioni i cili drejton. Në rolin e paditësit dhe të paditurit është mbajtur edhe seanca e parë gjyqësore. Seanca e rradhës është caktuar për 28.09.2017 ku në mungesë së juristit të institucionit “drejtorit të paditur” do t’i duhet t’i luajë vet të dyja rolet para trupit gjykues.
Ky drejtues është larguar 3 herë nga detyra dhe ka fituar të drejtën e rikthimit me gjyq.
Z. Kristaq Thimjo është emëruar fillimisht kryeinspektor i ISHMP Gjirokastër më datë 21.02.2014. Ai është shkarkuar nga detyra më datë 29.12.2014 për arsye se rezultonte debitor ndaj OSHE-së. Pas shkarkimit nga detyra ai nisi dhe procesin gjyqësor ndaj institucionit me objekt “Kundershtim urdhëri nr 67 dt 29.12.2014 të Kryeinspektorit te Inspektoriatit Shteteror te Mjedisit Pyjeve dhe Ujrave. Kthim ne pozicionin e meparshem te punes. Detyrimin e pales se paditur te kryeje pagesen nga momenti i nderprerjes se marredhenieve te punes deri ne momentin e rikthimit ne pune”
Në fund të këtij procesi doli fitues dhe më Qershor të 2017 ai rikthehet sërish në krye të institucionit.
Ndërkohë ndaj tij ishte hapur një tjetër proces gjyqësor per 1 usb
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (I.Sh.M.P.), Dega Rajonale e Qarkut Gjirokastër, mbas paraqitjes së Raportit të Auditimit të hartuar nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bazë të të cilit për vlerën e përcaktuar prej 652.644 lekë (649.644 lekë naftë + 3.000 lekë USB) ka ngarkuar me përgjegjësi materiale Kryeinspektorin, z. Kristaq Thimjo,duke kërkuar ndërmarrjen e të gjitha hapave ligjore ndaj tij për të zhdëmtuar këtë vlerë (duke arsyetuar se nuk ka asnjë dokument që justifikon mënyrën e përdorimit të karburantit si dhe nuk ka dorëzuar në magazinë 1 (një) USB), ka ngritur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kundrejt z. Kristaq Thimjo me objekt shpërblim dëmi si dhe pagimin e shpenzimeve gjyqësore.
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër mori vendim duke pranuar pjesërisht akuzën. Kristaq Thimios ju shkarkua detyrimi i karburantit dhe ju la ne ngarkim vetëm një USB me vlerë 3000 lekë.
Ccështja shkoi në gjykatë, por kur filloi gjyqi në shkallë të dytë, zoti Kristaq Thimio u kthye në pozicionin e drejtuesit të Institucionit që kish ngritur padinë ndaj tij.
Në këto kushte kryeinspektori i ISHMP Z. Ergys Agasi më dt. 28.07.2017 ka nxjerrë një urdhër në bazë të të cilit z. Thimjo pezullohej nga detyra për shkak se ndaj tij kishte filluar një procedim disiplinor në Komisionin e Disiplinës në ISHMP Qendër duke marrë shkas nga raporti i auditimit të sipërcituar, ndërsa më dt. 14.09.2017, z. Agasi ka nënshkruar urdhrin tjetër për Revokim të Urdhrit të Pezullimit dhe rikthimin në detyrë të kryeinspektorit z. Kristaq Thimjo.
Kryeinspektori i ISHMP Gjirokastër, z. Thimjo, pas marrjes së detyrës, është paraqitur në seancë gjyqësore në cilësinë e të paditurit (seanca e fundit u zhvillua më dt. 19.07.2017), ndërkohë që është de jure dhe de facto edhe përfaqësuesi i palës paditëse, duke krijuar një situatë absurde , duke i dhënë shkas krijimit të një situate konflikti interesi. Absurdi vijon në seancën e datës 28.09.2017…