• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja ‘Lazarati’, Gate Mahmutaj dëshmon kundër Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e policit të RENEA-s

29/09/2017
Dosja ‘Lazarati’, Gate Mahmutaj dëshmon kundër Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e policit të RENEA-s

Vijon procesi gjyqësor ndaj grupit të “Lazarati 2”, ku mbeti i vrarë ish-efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha. Kundër Arbion Alikos, dëshmoi Gate Mahmutaj, duke sjellë edhe replika në sallën gjyqit.

Pavarësisht se po gjykohen në dy çështje të ndryshme penale për ngjarjet e Lazaratit, këtë të premte, Razip Mahmutaj i njohur me emrin Gate dëshmoi kundër Arbion Alikos, i akuzuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në qershor të 2015.

Në role të ndryshme, Gatja në atë të dëshmitarit dhe Arbjoni i akuzuar i drejtësisë për vrasjen e oficerit të policisë, kanë shkëmbyer deklarata në distancë. Në thënien e tij, Razip Mahmutaj në fillimi të së seancës replikoi me anëtarët e trupit gjykues. Ai i kujtoi atyre se gjyqi ndaj personave që po gjykohen për çështjen Lazarati 1dhe Lazarati 2 është tërësisht i manipuluar nga qarqe të caktuar politike.

Edhe pse pati polemika, Gatja, u përgjigj për të pandehurin Aliko, pasi prokuroria kishte dyshime se në aksion e parë të policisë, atë të vitit 2014, Arbion Aliko kishte qëlluar me mitraloz nga kapanoni i tij në Lazarat. “Unë nuk kam dhe as kam pas ndonjëherë kapanon.

Për objektin që po më pyesni, ai është një stallë lopësh. Unë s’e kam parë fare Arbionin as të armatosur edhe as të paarmatosur për ngjarjen që po më pyesni. Madje nuk e njoh personalisht, pasi ai është më i vogël se fëmijët e mi”. Të thirrur si dëshmitar kundër tre të pandehurve të cilët nuk kanë pranuar gjykimin e shkurtuar ishin edhe Arjan Basha e Klajdi Karamani.

Gjyqi ndaj grupi Lazarati 2 mori një tjetër rrjedhe, pasi më herët të gjithë të akuzuar se qëlluan me armë ndaj forcave RENEA, nga ku mbeti I vrarë ish-komandoja Ibrahim Basha, kishin kërkuar gjykimin e shkurtuar. Por në kohën kur priteshin që do të lexoheshin konkluzionit përfundimtare nga prokurori i çështjes, tre prej tyre, me kryesor Arbion Aliko, Gurgaz Skënderi dhe Alfred Proko, kërkuar gjykim të zakonshëm, duke ndarë çështjen e tyre nga të të pandehurit e tjerë. Nëse shpallet fajtor, Arbion Aliko rrezikon burgimin e përjetshëm. /ABCNews/

Related Posts

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues
Kryesore

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026
Kryesore

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryesore

Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat

14/09/2026
Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al