Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Përmet. Siç njofton policia, një grua është gjetur e mbytur pa shenja dhune.
Në kushte depresioni ajo është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë.
“Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet. Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet”, njofton policia e Përmetit.