• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Eh moj bijë, sa hynë e dalin këtu”, fjalët që i moshuari i tha Alma Kaçit pasi doli nga zyra e Safetit

23/12/2023
“Eh moj bijë, sa hynë e dalin këtu”, fjalët që i moshuari i tha Alma Kaçit pasi doli nga zyra e Safetit

Granit Gjana, të cilit i është komunikuar akuza për shkelje të barazisë në tendera në një procedim tjetër penal, ka qenë mes personave që ka dëshmuar lidhur me dosjen Gjici-Kaçi, në kuadër të së cilës këta të fundit akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve shtetëror.

Gjana, që në kohën kur u publikua video-skandali ishte nënkryetar bashkie në Kukës, tregon si u njoh me Alma Kaçin si dhe ka dhënë sqarime rreth veprimeve të tij që kishin të bënin me kërkesën e kësaj shtetaseje për një tender për qentë endacakë.

Në dëshmi evidentohet se Gjana pas urdhrit të shefit të tij Safet Gjicit, kishte insistuar që Kaçi të paraqiste kërkesat e saj, por nuk i ishte përgjigjur, teksa pretendon se edhe ka nisur të dyshojë. Madje shton se ka vënë në dijeni Gjicin se Kaçi mund të ketë bërë video.

Kjo dëshmi ngre pikëpyetje se pse funksionari vendor, numri dy i bashkis që më vonë do bëhej prefekt, do duhej të dyshonte për diçka të tillë, apo nëse kishte ose jo dyshime apo informacione që në Bashkinë që drejtohej nga Safet Gjici, eprori i tij mund të bënte veprime të tilla komprometuese përderisa ekziston shqetësimi që mund të kishte filmime.

Në dosjen e SPAK thuhet:

“Me date 09.06.2023, diten e betimit te Kryetarit te Bashkise Kukes ndodheshin ne Pallatin e Kultures ne Kukes ku eshte mbajtur mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak. Ne perfundim te votimeve per anetaret e keshillit te qarkut, mori fjalen shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dare deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qendronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per permbajtjen e videos vetem diten e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma Kaci te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet ne vijim pas takimit me Alma Kacin ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te dhe ka insistuar qe kjo e fundit t’i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma Kaci ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma Kaci per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma Kaci jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023.”

Edhe Alma Kaçi në dëshminë e saj thotë se në dalje nga bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese: “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, që sipas Kaçit i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga bashkia në atë gjendje.

Related Posts

Kryesore

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi
Kryesore

Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi

21/06/2026
Rama pritet nesër nga Macron në pallatin Élysée
Kryesore

Rama pritet nesër nga Macron në pallatin Élysée

21/06/2026
Gjirokastër, një vatër zjarri pranë fshatit Zenelaj
Kryesore

Gjirokastër, një vatër zjarri pranë fshatit Zenelaj

21/06/2026
Rama: Belinda Ballukut ia kam refuzuar 3 herë dorëheqjen
Kryesore

Rama: Shumë protestues mendojnë se po mbrojnë flamingot, por po i shërbejnë interesave të tjera

21/06/2026
Ministrja e Jashtme dënon përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë: Akt i turpshëm urrejtjeje!
Kryesore

Ministrja e Jashtme dënon përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë: Akt i turpshëm urrejtjeje!

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi

Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al