• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ejani të shkojmë në burg, që të marrim vesh se ç’ndodh në oborr”

05/01/2024
“Ejani të shkojmë në burg, që të marrim vesh se ç’ndodh në oborr”

Nga Ardit Rada

Sali Berisha e preu biletën. Do torturohet ca nëpër procese gjyqësore aq sa edhe sikur të dalë pa lagur, do jetë 10 vjet më i plakur nga stresi dhe sorrollatjet. Ky është fati i çdo shqiptari që është përballur me drejtësinë këtu e 31 vite. Ndaj gjithmonë ka jehuar shprehja ‘në gjykata mos pafsh as hasmin’. Është karma që po e godet sot njeriun që e ngriti këtë sistem në daç për nga diktati i “njëshit”, e në daç për të gjithë veset që mbart: Nga korrupsioni, te lidhja e pushtetit me krimin e me radhë. Saliu i sajoi e tani po e shijon çorbën e tij.

Ka një debat ‘parimor’ që rithemeluesit tentojnë të ngrejnë sa nga dritarja e katit më të lartë të pallatatit në rrugën “Mustafa Matohiti” deri te studiot me panelet më banale të mundshme. E pra, hidhet dita ditës teza se ndaj Sali Berishës ka një gjykim politik dhe po përballë këtij pretendimi vërsulen kundërshtarët për të mbrojtur SPAK-un, GJKKO-në dhe gjyqtaret që kanë firmosur ta mbyllin Saliun në shtëpi.

Në fakt, do të doja shumë që të ishte gjyq politik. Ashtu siç do doja që grushti i 6 dhjetori të ishte siç thotë Saliu: I urdhëruar nga Edi Rama. Edhe pse ekspertiza nxori se bëhej fjalë për një akt spontan të një narkomani.

Këto pak dëshira, për t’i treguar këtij individi që sot e mbrojnë një grusht shushunjash të pushtetit të tij që ngjajnë si 40 hajdutët e Ali Babës se karma, në mos Zoti, të jep grushtin që ke ngritur dikur. S’po i hyj as Gërdecit e as 21 Janarit në këto radhë, sepse duket sikur harrojmë viktimat e mëhershme dhe krimet e themelit.

Nga gazetari Zamir Dule që ka 27 vite i gjymtuar nga dhuna e Berishës, tek Ziso Kristopulli në Ksamil i dhunuar e rrënuar, tek Remzi Hoxha që nuk dihet se ku ‘fle’… Të tre viktima të dhunës politike të Saliut, që sot ankohet për gjykim politik. Të këtij njeriu që dhunuesit që kishte në krye të SHIK, Bashkim Gazideden dhe Arben Sefgjinin, kur u bë sërish ‘nuse’ i veshi me pushtet si drejtorë Arkivash e Tatimesh. Ca për borxhin që u kishte për krimet politike në emër të tij, po aq edhe për karshillëk ndaj atyre që ia dinë këto krime: Popullit dhe Drejtësisë.

Këto kohë, te rruga “Mustafa Matohiti” Rithemelimi mban protestë të përditshme. Kuptohet se do të vijojë derisa të zotët e lokaleve aty të humbin durimin e t’i zënë me hunj ato shoqërues të mbetur të Ali Babës që po u prishin edhe xhiron ditor, pavarësisht ç’u kanë plaçkitur dikur me kostum qeveritari.

Por deri atëherë oborrin do ta mbretërojë Argita që ka hall të trefishtë. Edhe babanë, edhe vëllanë edhe të shoqin përballë drejtësisë alla-amerikane. Përballë asaj drejtësie që na e premtuan rrejtshëm për 31 vite dhe sot kur erdhi çuditen edhe vetë sesi qenka.

Tek “Mbreti Lir” të Shekspirit ka një episod ku thuhet: “Ejani të shkojmë në burg që të marrim vesh se ç’po ndodh në oborr”. Në rastin e Saliut s’ka nevojë të ngjitesh gjer në kat të fundit. Nga ballkoni i shtëpisë-burg duket më qartë se kurrë oborri ku numërohem me gishta ata që s’e duan në qeli./JavaNews.al

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Supersfida e “Olimpico”, Roma tenton të “thyejë” tabunë Inter, fitorja e fundit në 2016-ën

Supersfida e “Olimpico”, Roma tenton të “thyejë” tabunë Inter, fitorja e fundit në 2016-ën

17/09/2026
Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Krizë totale, Man.United përmbyset nga Brighton, del nga Carabo Cup, Carrick: Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO)

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al