• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këta vjedhin edhe prokurorin

12/01/2024
Këta vjedhin edhe prokurorin

Nga Lutfi Dervishi

Ndërkohë që prokurorët specialë janë angazhuar në misionin e shenjtë për të pastruar korridoret, anekset, guzhinën dhe tualetet e politikës shqiptare, një ngjarje e padëgjuar i ndërpreu vrullin e pastrimit dhe kombi mbajti frymën pezull.

Një prokurori special i humbi celulari. Një celular i tipit iphone nga ata që të rinjtë e sotëm e përdorin edhe për të bërë ndonjë thirrje telefonike.

Të brymosur me doktrinën juridike bashkohore, të armatosur me praktikën e Strasburgut dhe me një etje të pashuar për të vërtetën, prokurorët nuk po e merrnin veten nga goditja e madhe: si është e mundur që në shtëpinë e akuzës ku ka vetëm akuzues dhe të akuzuar të ndodhë gjëma, të “avullojë” celulari?

Dhe kur ndodhi gjëma? Në momentin më të mirë, kur besimi i publikut arriti majat e ndërtesës së shtëpisë së drejtësisë.

Një prokuror mund të humbasë një dosje, mund të humbasë edhe mendjen, mund t’i marrin edhe portofolin se njerëz jemi, por si mund të të marrin celularin?!

Reporterët e krimit, këta gjahtarë të paudhësive e mëkateve njerëzore nxituan të hedhin kripë mbi plagën e hapur.

Titujt shpotitës shpërthyen në ekranet e televizioneve.

Raportimet live nga vendngjarja bënë që njerëzit të ndalnin gjerbjen e kafesë dhe të përthithnin çdo fjalë të reporterëve që i referoheshin “burimeve të mia”

Televizionet në mbrëmje ndërprenë programet edukative dhe thirrën ushtrinë e ekspertëve për të komentuar “ngjarjen e shekullit”

Mesa di unë vetë iphone ka një opsion “më gjej” dhe mjafton një kompjuter, ose laptop, ose ipad, ose qoftë edhe një celular dhe kjo çështje zgjidhet- tha një ekspert teknologjie.

Po të ishte kjo, do të ishte gjetur ndërkohë – nxitoi të ndërhyjë moderatori i cili kishte thirrur në emision katër të ftuar që i binin fyellilt në një vrimë.

Në një televizion ku 24 orë në 24 kritikohet opozita për mos qeverisjen e vendit, komentatori i njohur më shumë si avokat me pagesë i qeverisë bëri një ndërhyrje që la pa gojë edhe vetë drejtuesin e pavarur të programit.

“Këtu duhet të kemi parasysh se prokurori po bën një shërbim të madh vendit duke bërë qilizëm në kodrën e abuzimeve, me malin e denoncimeve,… por të nderuar të kemi parasysh se edhe ai që ka mundur t’i marrë iphone prokurorit ka kryer një akt të madh. Nuk po them të mirë apo të keq se unë nuk jam Papa që lëshon verdikte, por gjesti është i pa precedent. I madh!

Madhështor! Pra unë i heq kapelen prokurorit për misionin që ka ndërmarrë dhe i përkulem atij që ka arritur të shqetësojë sadopak njeriun e akuzës.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që dikush brenda një fjalie të ishte edhe me akuzën edhe të akuzuarin, siç i thonë të moçmit, qerratai është edhe me gjuetarin edhe me lepurin.

Ndëkohë që emisionet e mbrëmjes e kthyen iphone e humbur të prokurorit në çështje kombëtare, vetë njerëzit e akuzës, në përputhje të plotë me këshillën e vjetër: “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, u hodhën në veprim.

Brenda 1 minuti morën një letër nga gjykatësja për sekuestrimin e celularit të një gazetari. Gjykatësja i kërkoi ndjesë prokurorit për vonesën prej 60 sekondash.

Celulari i sekuestruar i gazetarit bëri të mundur që prokurorët të gjenin me shpejtësi rrëmbyesin e iphone. Nga komunikimet mes gazetarëve hetuesit e kuptuan se prokurori e kishte humbur celularin gjatë kryerjes së detyrës..

Në një ditë rutinë të prokurorit, gjatë një seance të gjatë pyetjesh me një zyrtar të lartë ky i fundit jo vetëm që kundershtoi akuzën per vjedhje të fondeve publike, por i shtyrë nga motive të pa shpjegueshme arriti t’i marrë iphon-in prokurorit

Nga komunikimet në celulari e sekuestruar të gazetarit prokurorit i mbeti në mendje një fjali..
“Këta janë mjeshtra, vjedhin edhe prokurorin”

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Supersfida e “Olimpico”, Roma tenton të “thyejë” tabunë Inter, fitorja e fundit në 2016-ën

Supersfida e “Olimpico”, Roma tenton të “thyejë” tabunë Inter, fitorja e fundit në 2016-ën

17/09/2026
Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Krizë totale, Man.United përmbyset nga Brighton, del nga Carabo Cup, Carrick: Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO)

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al