Një aksident i rëndë eshte shenuar në autostradën Lushnje- Fier, por vetëm me një të plagosur. Ngjarja ndodhi në afersit të fshatit Vajkan kur autobusi i linjës Tiranë- Sarandë është përplasur me dy automjete.
Shkak mendohet të jetë bërë dalja e pakujdesshme e autobuzit nga shesh pushimi ku ishte ndalur për zbritjen e pasagjerëve.
Drejtuesi i autobuzit Elidon Lona nuk e ka parë makinën tip audi që po vinte në të njejtin drejtim me të. Per pasoje eshte perplasur me ‘Audin’ dhe nje mjet tjeter te parkuar ne ane te rruges.
Policia arrestoi drejtuesin e autobuzit ndërsa drejtuesi i ‘Audit’ u dërgua në spiptal ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar dëmtime nga ky aksident.








