Policia e Shtetit
Në fshatin Vrahogoranxi, është gjetur i pajetë, në shkallët e jashtme të banesës së tij, shtetasi Dh. V., 51 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 51- vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi është rrezuar nga shkallët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.