• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Dinozauri’ që po shkatërron Grykën e Këlcyrës, zbulohen fakte të tjera (FOTO)

08/10/2017
‘Dinozauri’ që po shkatërron Grykën e Këlcyrës, zbulohen fakte të tjera (FOTO)

Ndërhyrjet që po bëhen në Grykën e Këlcyrës u zbuluan rastësisht dhe që atëherë ata pak zëra kritikë nga shoqëria civile që janë kanë reaguar duke e sjellë në vëmendje si çështje.

Ndërkohë që pak më parë thamë në një artikull që këto ndërhyrje nga kompania “Hari Lena” ruhen nga Policia dhe INUK-u, një investigim tjetër i sjellë nga “Dritare.net”, zbulon fakte akoma më të trishta të kësaj masakre.

Këto punime janë kryer nga biznesmeni Harri Lena i cili vetëm disa metra larg vendit ku po kryhen punimet, ka fabrikën e tij të ujit “Trebeshina”.

Punimet

Informacionet  e marra nga personat që kanë parë ҫdo ditë punimet në Grykën e Këlcyrës, mësohet se gjatë gjithë muajit shtator aty është punuar në fshehtësi të plotë. Për të mbajtur këto punime tërësisht të izoluara për publikun, Harri Lena ka punësuar 8 punëtorë nga Kukësi dhe Mamurrasi, të cilët kanë qëndruar për një muaj në njërin nga hotelet e Këlcyrës. Burimet thane per dritare.net, se punëtorët nuk lejoheshin të lëviznin nga hoteli, përveç kur shkonin në punë.

“Dritare.net” disponon faturën tatimore që i detyrohet pronarit të hotelit, Harri Lena, i cili sipas informacioneve tona, prej ditësh është zhdukur, pa paguar faturën prej 55.000 lekësh të reja.

Nga ana tjetër pasi kishin avancuar me punimet prej një muaji, drejt Grykës së Këlcyrës, kanë shkuar materialet e ndërtimit, hekura, beton, dërrasa, dhe tuba, të cilët kanë nisur duke i vënë në punë. Nga momenti që materialet kanë shkuar në vendngjarje, për 3 ditë me radhë punimet kanë vazhduar dhe është hedhur baza e urës që pretendohej të ndërtohej nga Lena.

Pasi lajmi është bërë publik, Bashkia Këlcyrë së bashku me Policinë janë detyruar të shkojnë menjëherë në vendngjarje. Sipas informacioneve të dritare.net, sapo policia ka shkuar në vend, punëtorët të trembur, janë arratisur menjëherë, madje mësohet se disa nga ata, për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm janë hedhur në lumin e Vjosës, duke rrezikuar dhe të mbyteshin.

Projekti

Aty pretendohet që të ndërtohet një depozitë e madhe, dhe më pas me anë të një ure e cila kalon përmes Vjosës, uji te shkoje në fabrikën “Trebeshina” që ndodhet përballë këtij burimi uji.

Bashkia

Në një prononcim për mediat, kryetari i Bashkisë Këlcyrë Klement Ndoni ka thënë:

“I është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime. Tek ne nuk është paraqitur asnjë njeri, Policia ka ardhur te ne që të marrë mendimin në lidhje me punimet”.

Kryetari nuk ka folur për dritare.net, pasi këtë te shtune ishte në mbledhjen e Asamblesë.

Me zyrtarë të lartë të Bashkisë Këlcyrë ka kontaktuar dritare.net, të cilët shprehen se, nuk është e vërtetë , siҫ kanë dëgjuar, që zoti Lena ka paraqitur një kërkesë në Bashki për të zhvilluar punimet në atë zonë, por sipas tyre edhe nëse do të ishte depozituar një kërkesë e tillë, Bashkia nuk mund të ndërmarrë asnjë hap, pasi zona e Vjosës nuk është në kompetencë të Bashkisë Këlcyrës.

Zyrtarë të Bashkisë kanë treguar për dritare.net, se Harri Lena është një person që vazhdimisht ka pasur probleme në lidhje me zbatimin e ligjit, ata përmendin milionat e lekëve që ai ka borxh në Bashkinë e Kelcyres, duke iu shmangur gjithmonë taksave .

Banorët

Në Këlcyrë të gjithë flasin me zemërim për shkatërrimin e Lumit të Vjosës. Një zonjë e cila punonte në një restorant tregon për dritare.net, se si pranë restorantit ku ajo punonte kanë kaluar ҫdo natë punëtorët dhe punimet janë kryer kryesisht natën, derisa materialet e ndërtimit janë sjellë një mëngjes në mes të shtatorit, dhe arsyeja se përse materialet janë sjellë ditën, është për shkak të terrenit të thyer, gjë e cila është shumë me rrezik natën.

Taksisti i cili na dërgoi deri te Gryka e Këlcyrës tha:

“Ai ka filluar duke gërryer gjithë malin, tanimë po ndërton edhe ura prej betoni dhe askush nuk merret me të. Nëse një banor hedh vetëm një tullë në shtëpi, futet në burg, por Hari Lenën askush nuk e fut në burg”.

Ndërsa një banor tjetër i Këlcyrës u shpreh:

“Ne kemi burimet në arat tona, por ujin detyrohemi ta blejmë”.

Banorët gjithashtu shprehen mjaft skeptikë se ato punime do të ndalohen.

Në një kafe në mes të Këlcyrës një zotëri shprehet:

“A i ka hyrë Hari asaj pune? E ke të mbaruar”,- thotë burri i dorëzuar ndaj fatit dhe të ligut./Dritare.net/

Related Posts

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)
Kryesore

Rama shpjegon pse do shkrihen bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë: Do keni përfaqësuesit tuaj në Këshillin Bashkiak (VIDEO)

12/09/2026
Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral
Kryesore

Kadastra “zbarkon” në Piqeras, po punohet për evidentimin e regjistrit kadastral

12/09/2026
Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë
Kryesore

Zjarr në Gjirokastër, flakët në afërsi të fshatit Taroninë

12/09/2026
Kryesore

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Kryesore

Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë

12/09/2026
Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Himarë, makina përmbyset në rrugë, tre të plagosur

12/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

MOTOGP/ Mark Markez bën fenomenin, fiton në Misano dhe kap Martinin në krye

MOTOGP/ Mark Markez bën fenomenin, fiton në Misano dhe kap Martinin në krye

13/09/2026
Messi magjik, super finalizim në MLS, kap kuotën e 928 golave në karrierë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Messi magjik, super finalizim në MLS, kap kuotën e 928 golave në karrierë (VIDEO)

13/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al