• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po na i bëjnë heronjtë si gotat plastike

04/02/2024
Po na i bëjnë heronjtë si gotat plastike

Nga Çapajev Gjokutaj

Ditët e fundit nē rrjet has shumë reagime kundër Big Brother Vip. Nuk e ndjek, ndaj nuk mund të them sa të drejta janë kritikat aq shpesh të përziera me nervozizëm dhe qasje sarkastike. Gjithsesi thelbi i tyre ngjan racional se lidhet me një problem ashtor për shoqërinë tonë: çfarë modelesh u ofrojmë publikut dhe sidomos të rinjve; a i nxisim ata të priren nga puna e vlerat apo nga kotësia e vulgariteti?

Ky problemi i modelit m’u rikujtua mbrëmë pasi mbarova së pari filmin ‘Argjentina, 1985’, fitues i Golden Glob 2023 dhe njëherësh edhe i nominuar për Oscar, si filmi më i mirë i huaj. Subjekti rreket të tregojë sesi prokurori federal i Argjentinës, Julio César Strassera (Ricardo Darín) vë në bankën e të akuzuarve përfaqsuesit e juntës ushtarake, shkaktarë të mijra rrëmbimeve, torturave, vrasjeve e zhdukjeve.

Në rrjedhën e ngjarjeve shohim sesi gradualisht Strassera pranohet nga bashkëkohësit si hero kombëtar, si David që përgjunj Goliathin fashist. Megjithatë para syve tanë si spektatorë nuk shfaqet ndonjë heroizëm impozant, përkundrazi prokurori na bëhet i dashur e i respektuar si një figurë thellësisht njerëzore që, krahas dramës, vendosmërisë, principialitetit përjeton edhe pasiguri, ndruajtje e frikë, ndriçuar të gjitha këto nga një humor i ngrohtë e dashamirës.

Me pak fjalë filmi sjell një hero që është në radhë të parë njeri, si unë dhe si ti dhe që na grish të mendojmë se heroizmi nuk zbret nga qielli, as nga legjendat, po është pjesë e të zakonshmes; nuk shfaqet me poza, pohë e bujë po me vlera e me modesti.

Ky rrafsh i filmit bëhet më i pëlqyer ngaqë klima e sotme kulturore përpiqet të na mbushë mendjen se heronj të kohës tonë janë ata që dalin shpesh në televizion: politikanë, këngëtarë tallavash, llafollogë studiosh, njerëz bjerrakohë që rrinë me javë e muaj në reality show etj., me një fjalë personazhet mediatikë.

Në fakt edhe shumë prej nesh janë të prirur t’i shohin këta si heronj, por harrojnë se ka disa ndryshime thelbësore mes heronjve të vërtetë dhe të famshmve mediatikë.

Kështu psh, heroi peshohet me vepra, me arritje, kurse personat mediatikë me famë, popullaritet a thjesht me klikime.

Mediatikët hyjnë në lajme, kurse heronjtë në histori, thoshte një historian.

Mbase s’do lenë mënjanë edhe një ndryshim tjetër: koha praron heronjtë dhe zbërdhul të pompuarit nga media. Harrohen në pak kohë, si të mos kishin frymuar kurrë.

Arritje e madhe: edhe ‘heronjtë’ po na i bëjnë njëpërdorimsh si gotat plastike a, më shqeto, si bebelinot.

Related Posts

Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër
Kryesore

Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër

19/06/2026
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë / Apeli ndryshon masat e sigurisë për policët

18/06/2026
Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën
Kryesore

Protestat/ PS mbledh grupin parlamentar të shtunën

18/06/2026
Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin
Kryesore

Rama përplaset me gazetaren greke të CNN për Zvërnecin: Ju nuk jeni burim objektiv. Shumica e shqiptarëve e duan projektin

18/06/2026
Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër

Rama: Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër

19/06/2026
“Ishte ndeshje e vështirë për Zvicrën”, Ahmati: Gabimet i kushtuan shumë Bosnjës, ndaj…(VIDEO)

“Ishte ndeshje e vështirë për Zvicrën”, Ahmati: Gabimet i kushtuan shumë Bosnjës, ndaj…(VIDEO)

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al