• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra vishet me ngjyrat e “Agjiro Fest 2017”

08/10/2017
Gjirokastra vishet me ngjyrat e “Agjiro Fest 2017”

Gjirokastra ka hapur dyert për një ngjarje të rëndësishme, Argjiro Fest 2017, aktivitet i cili ngriti siparin me parakalimin e grupeve te shumta folklorike pikërisht nga Sheshi i Çerçizit për të vijuar në odeonin e qytetit aty ku edhe jepen shfaqjet.

Kryebashkiakja Zamira Rami ka ftuar qytetarët në mbarë vendin të vizitojnë Gjirokastrën këtë fundjavë.

“Janë të ftuar të gjithë gjirokastritët që janë anë e mbanë Shqipërisë por edhe përtej kufijve të saj. Po pse jo edhe banorët e qyteteve të tjera që kanë dëshirë të kalojnë një fundjavë ndryshe në Gjirokastër mund të vijnë dhe të kënaqen në këtë 4 ditësh plot me aktivitete”, tha Rami.

Të mrekulluar për atë që gjetën në Gjirokastër, përfaqësues nga komunitetin arbëresh në Itali u shprehen se “kjo është hera e tretë që vijmë në këtë vend kaq të bukur. Është një manifestim i bukur. Ne i ruajmë traditat tona dhe shoh që gjithçka këtu është shumë e ndjerë.”

Krahas Argjiro Fest, në Gjirokastër janë organizuar edhe evente të tjera si parada e kostumeve popullore, panairi i artizanëve nga të gjitha trevat shqiptare, ekspozita etnografike dhe ajo e librit.

Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit i çelur në Gjirokastër ka përfshirë rreth 40 mjeshtra të punimeve të traditës nga mbare vendi.

Ata kanë ekspozuar prodhimet karakteristike në Pazarin e gurtë duke risjellë edhe një herë në vëmendje traditën e punimeve në gur të skalitur, drugdhendje, punimet me avlemend apo edhe kostumeve popullore qindra vjeçare.

Vetë artizanët pjesa me e madhe e të cilëve kanë qenë pjesëmarrës edhe në edicionet e mëparshme shprehen se ky panair është një vlerësim që kthen vëmendjen nga tradita e  punimeve me dorë.

Panairi i artizaneve është ndjekur me kershëri dhe nga dhjetra qytetarë gjirokastritë ndërsa nuk kanë munguar edhe turistë te huaj ,vizitorë të qytetit të gurte në këto ditë vjeshte .

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al