• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pensionisët, politikës i duhen për vota, jo për pension!

12/02/2024
Pensionisët, politikës i duhen për vota, jo për pension!

Nga Pranvera Borakaj

740 mijë është numri i pensionistëve sot në Shqipëri, ose gati 10% më shumë se në vitin 2011. Kur flasim për moshën e tretë, ne fokusohemi vetëm te vlera monetare që ata përfitojnë çdo muaj, sepse vetëm ajo mjafton për të treguar krizën e kësaj kategorie dhe mungesën e dinjitetit që ne si shtet kemi për të shpërblyer vitet e punës së tyre.

Por harrojmë që kjo shtresë shoqërore, e cila rritet çdo ditë e më shumë, ndërkohë që numri i lindjeve vetëm pakësohet, ka nevoja shumë më të mëdha se thjesht të ushqehet.

17 mijë lekë të reja është pensioni mesatar sot në Shqipëri, ndërkohë që sipas një llogaritje të thjeshtë, vetëm për ushqim nuk mjafton një vlerë e tillë dhe sikur mos të paguaj asnjë lekë për drita, ujë, ngrohje, ilaçe, detergjent, internet etj.

Sot një i moshuar me pension mesatar në Shqipëri, merr sa 5 % e pagesë së një deputeti. Një deputeti që i vetmi kriter që duhet të plotësojë është mos të jetë daltonik dhe të dalloj ngjyrën e kartonit që e urdhëron parti të çojë në ndonjë dalje të rrallë televizive të mbaj mend përmendësh vjershën e propagandës.

Pensionisti , mund të ketë punuar edhe 40 vite mësues, mjek, inxhinier, arkitekt, mund të ketë punuar edhe një jetë në tokë, mes diellit dhe shirave në dimër, mund të jetë rropatur edhe në emigracion e para se t’i shkojë të marrë atë shpërblimin e viteve të punës, të cilat mund të jenë edhe më të ulta se vlera që merr një deputet për telefonin në muaj, në shumicën e rasteve duhet të kalojë në dyert e gjykatave, se me mish-mashin e institucioneve tona në këto 30 vjet, ku ca janë djegur e ca janë vjedhur.

Nuk është çudi aspak që mos të plotësoj as dokumentacionin tamam. Po çfarë i ofron Shqipëria një të moshuar? Diell, ajër, dhe rrugë për të ecur.

Nëse s’do kishim këtë kulturë dhe lidhje të fortë familjare, ku prindërit strapacohen për fëmijët e këta të fundit kontribuojnë për të zbutur dramën e vetmisë dhe krizës financiare të prindërve në pension, ne sot do i kishim pensionistët të derdhur në rrugë për të protestuar.

Sepse ata me gojën plot janë shtresë që i duhen më shumë partive për të ardhur në pushtet dhe kategoria që vitet e fundit të jetës i kalojnë duke marr një lëmosh nga shteti se shpërblim vështirë ta quash.”/Vizionplus

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Man.United siguron zonën Champions, por Carrick mbetet në “ajër”, shpresë edhe për Tottenham (VIDEO)

Man.United siguron zonën Champions, por Carrick mbetet në “ajër”, shpresë edhe për Tottenham (VIDEO)

04/05/2026
Vinicius bën liderin, shtyn festën e Barçës, Arbeloa: El Clasico? Ndeshje speciale (VIDEO)

Vinicius bën liderin, shtyn festën e Barçës, Arbeloa: El Clasico? Ndeshje speciale (VIDEO)

04/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al