Një i ri ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri në Memaliaj pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku D.H., dhe D.M., të dy banues në Memaliaj, duke udhëtuar me mjetin tip Ford me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, bëjnë me dije burime policore.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M rreth 25 vjeç, i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu tjetër ka mbetur i palënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.