• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpëtim Idrizi: Rruga drejt BE s’kalon nga Athina, por nga Roma!

23/02/2024
Shpëtim Idrizi: Rruga drejt BE s’kalon nga Athina, por nga Roma!

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka treguar arsyet pse votuan pro marrëveshjes për emigrantët me Italinë. Në një intervistë për News24, Idrizi u shpreh se ka qenë një vendim politik dhe gjeopolitik, që kjo forcë politike ka marrë, për të treguar që Italia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

Sipas Idrizit, rruga e Shqipërisë për në BE nuk kalon nga Athina apo Fredi Beleri, por kalon nga Roma, Berlini, Parisi apo Uashingtoni.

Sipas Idrizit nga pikëpamja formale, edhe opozita nuk ka qenë kundër, por e çuan në Gjykatë Kushtetuese sepse kishte paqartësi në lidhje me përputhshmërinë kushtetuese.

“Ishte një marrëveshje e rëndësishme në kuptimin e partnerëve strategjik dhe të rëndësishëm që ka Shqipëria. Ka qenë një vendim politik i PDIU për arsyen e thjeshtë se mazhoranca i kishte 74 votat për ta kaluar këtë marrëveshje, në morëm një vendim politik dhe gjeopolitik për të treguar që ne e konsiderojmë Italinë një partner të rëndësishëm një vend që jemi mirënjohës për përkrahjen historike që ka dhënë karshi Shqipërisë, pse jo për të thënë që për PDIU rruga drejt BE nuk kalon nga Athina dhe Fredi Beleri, por kalon nga Roma, Berlini, Parisi, Londra dhe Uashingtoni.

Këto kanë qenë arsyet. PDIU nuk ka votuar që në Shqipëri të vijonë iranianet, afganët, ka qenë kundër marrëveshjes së ujerave për rastin Beleri. Italia nuk është një rast që ta vendosim në konstekstin pozitë opozitë, por është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.

Opozita nga pikëpamja formale nuk shpreh kundërshti, por tha që do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese, sepse ajo që dukej e paqartë ishte që kjo marrëveshje a ishte ne përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar”, tha Idrizi.

Ai i dha përgjigje të gjithë skeptikëve duke u shprehur se nuk ishte bashkim votash me PS, pasi socialistet i kishin vetë votat, madje theksoi se nuk ka asnjë afrimitet me PS.

Idrizi: Nuk ka qenë një bashkim me votat e PS, madje PS as nuk e ka ditur si do votojnë tre deputetet e PDIU.

Pyetje: Pra nuk nënkupton një afrim me PS?

Idrizi: Absolutisht jo, nuk ka të bëjë me këtë. Nëse do të shihni kontestin, edhe këta që janë në opozitë, po të ishin në mazhorancë do ta votonin këtë marrëveshje.

Kreu i PDIU, u shpreh se “ne nuk jemi ushtarë të kurrkujt, jo vetëm në Parlament, por askund”, ndërsa për bisedën me Gazment Bardhin ai u shpreh:

“Unë komunikoj me zotin Bardhi dhe këto. Nuk e shpreh se kam pasur një preferencë brenda pjesëve të tyre për të pasur një komunikim normal me zotin Bardhi për ti shprehur ato që mendoj për ato që ndodhin në PD. Jo vetëm me Bardhin por edhe me disa funksionarë të tjerë kam pasur një diskutim ku i kam shprehur edhe një lloj pakënaqësie”, tha ndër të tjera Shpëtim Idrizi.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al