• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmia e djalit: Babi ishte autoritar e i dhunshëm, donte të fejonte dhe motrën

24/02/2024
Dëshmia e djalit: Babi ishte autoritar e i dhunshëm, donte të fejonte dhe motrën

Sot në fshatin Shënavlash të Durrësit po zhvillohet akti i fundit i dramës së familjes Meta, varrimi pas 14 ditësh i Pëllumb Metës, 49-vjeçarit të vrarë nga fëmijët e tij dhe të groposur pranë shtëpisë.

Në ceremoninë që po mbahet në shtëpinë e vëllait të të ndjerit, pasi shtëpia e tij është mbyllur sepse tri fëmijët tek të njëzetat, dy djem dhe vajza janë arrestuar ndërsa e shoqja është në procedim, mësohet se ka shkuar vajza e madhe, e martuar në një fshat tjetër dhe pa dijeni mbi ngjarjen, kurse për të shoqen e tij nuk duhet nëse do të jetë e pranishme.

Ndërkohë janë mësuar tashmë disa hollësi nga rrëfimi i djalit 24-vjeçar të Pëllumbit, Hysenit, që akuzohet se qëlloi me pistoletë mbi babanë, se cilat ishin arsyet e vrasjes dhe si e kreu atë.

Hysen Meta, sipas gazetares, ka thënë se planin e ka bërë bashtë me motrën 19-vjeçare, pasi babai ishte autoritar në familje që kur ishin të vegjël dhe e kishte dhunuar vazhdimisht nënën e tyre. Ai ka theksuar se planin e bënë bashkë me motrën sepse ai donte të fejonte motrën me një djalë jashtë vendit, që nuk e njihnin kush ishte.

Në momentin që i ndjeri Pëllumb Meta ka qene i shtrirë në divan, i biri e ka thirrur duke qëlluar me katër plumba në drejtim të tij.

Hyseni tha se pas vrasjes, bashkë me të vëllanë, e kanë mbështjellë me plasmas dhe e kanë groposur në kasollen e lopëve, kur ishte errësuar, që të mos shiheshin nga fqinjët.

Tre ditë më pas, Hyseni ka shkuar në Polici për të denoncuar humbjen e babait të tij, pasi “nuk kishte ardhur në shtëpi pas pune”.

Policia ka nisur hetimet dhe pas pesë ditësh është gjetur makina e viktimës në Sektorin Rinia dhe në të janë gjetur gjurmët e gishtave të djalit të tij, Hysenit, duke nxitur dyshimet se 49-vjeçari mund të ishte vrarë dhe jo zhdukur.

Pas kontrolleve nga Policia në disa zona, kryesisht në Sektorin Rinia, ata janë kthyer edhe njëherë në shtëpi për të marrë dëshminë e familjarëve dhe aty është parë vajza e frikësuar që ka ndryshuar dëshminë dhe ka filluar lojëra fjalësh me vëllezërit dhe aty ka nisur ngritja e dyshimeve.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, është gjetur trupi i groposur i Pëllumb Metës, i zhveshur dhe mbështjellë me plasmas.

Vajza Hygerta Meta tha se e kishte kryer vetëm krimin, por nuk qe bindëse pasi nuk mund ta kishte kryer vetëm atë krim. Më tej janë përfshirë edhe dy djemtë e tij si të përfshirë në krim.

Mbrëmjen e së premtes është gjetur edhe pistoleta pas kontrolleve të shumta, në një moçal pranë shtëpisë, ku e kishin hedhur djemtë e tij.

Në orën 11:00, pas ceremonisë mortore, pritet të japë një deklaratë për media, edhe e ëma e fëmijëve, bashkëshortja e të ndjerit dhe të deklarojë për ngjarjen se si ka ndodhur.

Related Posts

“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi
Kryesore

“Dasma shqiptare në diasporë”, festa që bashkoi shqiptarët në Patra. Historia e Kristiana Veliut, 20 vite në shërbim të gjuhës shqipe në Greqi

23/10/2026
Kryesore

Kush janë drejtorët që u zgjuan sot pa karrige (Emrat)

23/10/2026
2.1 milionë euro dëmet nga protestat në Tiranë
Kryesore

2.1 milionë euro dëmet nga protestat në Tiranë

23/10/2026
Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
Kryesore

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG

Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet ndeshja e PSG

23/10/2026
Hamilton dhe Alonso të hapin krahun në Formula 1 – Balkanweb.com – News24

Hamilton dhe Alonso të hapin krahun në Formula 1 – Balkanweb.com – News24

23/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al