POLICIA E SHTETIT
U referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për një 13-vjeçar dhe për një 15-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 23.02.2024, kanë vjedhur 1 celular dhe për dy të mitur të tjerë banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa vegla për punë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









