Presidenti Volodymyr Zelensky ka falenderuar popullin shqiptar për mbështetjen që po i jep Ukrainës. Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama, Zelensky ka deklaruar se ata duhet që të bashkëpunjnë dhe të prodhojnë armë. Po ashtu ka theksuar se duhet që të bëhet çdo gjë që munden që të mos kenë vonesa.
“Së pari dëshiroj t’ju falënderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë e të plotë që na keni dhënë dhe të gjithë mbështetjen që i jepni drejtësisë në Europë. Ju falënderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur, e kemi parë mbështetjen tuaj. Ju keni kuptuar që çdo komb ka nevojë për sigurinë e vet. Këto janë ato elementë përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një komb, rendi botëror dhe ndërkombëtar. Së bashku duhet të bashkohemi që të prodhojmë armë. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi mos të kemi vonesa. Ne na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne”, tha Zelensky.









