Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e 27 shkurtit në Itali, ku shqiptari, Ledian Sharka, ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur.
Sipas medieve italiane ai ka thënë, “nuk ndihem mirë” dhe një koleg e ka shoqëruar në farmaci. Por pavarësisht ndihmës, Sharka ka humbur jetën ndërsa shkëmbente disa fjalë me farmacistin.
38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare.
Prokurori, Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku do të kryhet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes së shqiptarit.







