• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Do thuash që e ke mamanë nga Greqia” – Sokol Kushta tregon si refuzoi te Olimpiakosi që të luante si vorio-epiriot: Stop, unë jam shqiptar

29/02/2024
“Do thuash që e ke mamanë nga Greqia” – Sokol Kushta tregon si refuzoi te Olimpiakosi që të luante si vorio-epiriot: Stop, unë jam shqiptar

Sokol Kushta ka dhënë një rrëfim vërtet shumë interesant në “Soccer Talk Podcast”.

Në një intervistë apo bashkëbisedim me trajnerin e mirënjohur Skënder Gega, është folur për historinë e karrierës së Kushtës.

Kushta tregon më shumë nga koha e tij në Greqi dhe qasjen që grekët bënin karshi lojtarëve shqiptarë, duke i aktivizuar në fushë si Vorio-Epiriot, ku nuk quheshin “të huaj”.

“Në 91, kam ikur në Greqi. Nuk kisha lidhje fare me gjuhën greke. U bë një parakontratë me Olimpiakosin.

Në Greqi ishte një miku im, sekretar ambasade. Pritej që të mbarohej kampionati këtu, duhej 4 ndeshje që të mbyllej kampionati, po Flamurtari kishte dalë kampion.

Një ditë, nuk e di si u zgjova dhe i them babait: “Më dërgo me makinë deri në Kakavijë se do të arratisem”. Ka qenë ditë e hënë.

Kishte disa momente të vështira edhe te kufijtë atëherë. Kur shkova, gjej në anën tjetër dy lojtarë të Shqipërisë: “Po ti më thanë mua?” Iu thashë: “Ma dha truri, do iki”. “Mirë më thanë, po kalove trarin, është makina me doktorin e Janinës këtu”.

Kështu hipi në makinë dhe shkoi në Janinë, atje i takova të gjithë, me Foto Strakoshën, ishin 5-6 shqiptarë. Aty ishte streha e parë e shqiptarëve. U bë një ndeshje atje dhe i them Fotos:

“Më gjej një palë këpucë që të luaj”. Luajmë një ndeshje kundër ekipit të parë të Janinës që ishte në kategori të parë.

E mori vesh presidentin e Olimpiakosit dhe më takoi, vazhdimësia pastaj ishte një gabim i imi i madh.

Te Olimpiakosi më ofruan gjithçka. Por kur e morën vesh që isha nga Vlora, më thanë: “Je homogjen”. Pra jo vorio-epirot, po homogjen.

Iu thashë: “Cfarë është homogjen”. Më thanë: “Po kemi tre rusë në ekip dhe nuk na lejohet një i katërt i huaj, homogjen është sikur e ke mamanë nga Greqia”.

Unë iu thashë: “Jo unë jam shqiptar, STOP”. Pastaj më thanë: “Mirë, do të blejmë si të huaj në dhjetor”.

Aty doli një menaxher, jo i mirëfilltë, por një menaxher që na mblodhi të gjithë ne shqiptarëve ishte Lekbello, Josa, unë rreth 12 lojtarë.

Nga të 12 lojtarët, i vetmi që luajti si shqiptar isha unë, të gjithë të tjerët luajtën si vorio-epiriot. Kjo është fakt, 12 lojtarë që ishin ajka e futbollit shqiptar kanë luajtur si vorio-epiriotë, vetëm unë si shqiptarë”, tha Kushta.

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mund të vuante nga alopecia – Balkanweb.com – News24

Mund të vuante nga alopecia – Balkanweb.com – News24

22/10/2026
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al