Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, duke folur për çështjen Beleri, deklaroi se ai u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës.
Sipas Metës drejtësia është e kapur nga Rama. Meta i doli në krah dhe aleatit të tij, Sali Berishës i cili është në hetim për korrupsion për aferën e kompleksit Partizani.
“Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri.
Kryeministri ka kapur policinë, prorkurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues.
Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë.
I gjithë procesi ndaj zotit Berisha është 100% politik. Zvarritjet janë të qëllimshme për humbjen e mandatit të tij dhe izolimit” tha Meta.









