Një 41-vjeçar nga Lazarati i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike është vetëdorëzuar në polici. Kështu njofton policia e Gjirokastrës.
“Në datën 13.10.2017 u vetëdorëzua shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale” Vjedhje e energjis elektrike”, parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal, A.Ç, 41 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.