Një 40-vjeçar nga Memaliaj që po ndërtonte pa leje është kallëzuar në Prokurori. Bashkë me të edhe katër punëtorë të një firme nga Gjirokastra. Ata po punonin për hedhjen e një solete në vendin e quajtur ‘Mogila’ në Memaliaj.
“Më datë 13.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.Sh, 40 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Bashkia Memaliaj pasi në vendin e quajtur “Mogila”, Bashkia Memaliaj po kryente punime për hedhjen e një solete pa leje ndërtimi, si dhe për shtetasit I.M, Dh.D, D.B dhe D.B, banues në Gjirokastër, punonjës të një firme, të cilët rreth orës 10:00 u konstatuan duke punuar tek ky objekt”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.