Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Glinë të Dropullit. Mësohet se një 72-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë zetori. I moshuari po punonte tokën kur zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Njoftimi i plotë:
Pasditen e se hënës, në fshatin Glinë, Dropull, dyshohet se për shkak të përmbysjes së mjetit zetor me të cilin po punonte tokën, ka humbur jetën shtetasi., 72 vjeç. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.