• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OMONIA ‘qan hallin’ e pronave të Kishës Ortodokse: Rama i fundit që mund të fliste, te manastiri në Çukë po ndërtohet ngrehinë turistike

15/03/2024

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik grek, OMONOIA, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku thotë se lidhur me regjistrimin në Kadastër të një sipërfaqe tokash të Manastirit të Deçanit, në Kosovë, kryeministri Edi Rama duhej të ishte personi i fundit që mund të fliste. Sipas OMONOIA, është tallje kur kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte të tilla, duke radhitur, sipas tyre, një sërë shkeljesh ndaj manastireve ortodokse në vend.

OMONOIA thotë se rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë mund të përbëjë shembull dikues për trajtimin e padrejtësisë, sipas tyre, në dëm të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

DEKLARATË PËR SHTYP E OMONOIA

Dje autoritetet shtetërorë të Kosovës, përmes tratativash të posaçme të Qeverisë së SHBA dhe duke e lidhur çështjen me procesin në zhvillim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendosën sipas edhe vendimit respektiv të Gjykatës së atjeshme Kushtetuese, regjistrimin në Kadastër të një sipërfaqe tokash në pronësi të Manastirit të Visoki Deçanit. U ngut të pozicionohet dhe përshëndes këtë zhvillim edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili për shkak të situatës që mbizotëron me kthimin dhe sanksionimin juridik të elementëve pasurorë të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duhej të ishte i fundit person me të drejtën e fjalës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila përfshin në gjirin e saj dhe mban përgjegjësinë e baritimit shpirtëror të gjithë pjesëtarëve dhe komuniteteve të Minoritetit Etnik Grek, vijon të privohet nga vendet e saj të shenjta të adhurimit, pasurish në toka bujqësore dhe kryesisht sipërfaqesh me vlerë të paçmuar të Manastireve historikë. Pasuri e cila faktohet si historikisht ashtu siç provohet edhe juridikisht.

Është realisht tallje kur në momentin që prona të Manastirit të Shën Gjergjit në Çukë shndërrohen në truall për ngrehina turistike mbi tokë të grabitur, Manastiri i Tërëshenjtës Mari në Kakome është i rrethuar dhe e pamundur akoma edhe aksesi i besimtarëve në të, në zonën e Manastirit të Shën Theodhorëve në Dhërmi të jenë aq të shumta abuzimet pronësore, Kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte si ai që u përmend. Rastet që referuam nga njëra anë janë më tregueset për situatën por numerikisht shumë pak në krahasim me realitetin e intrashigjencës së shtetit për të sanksionuar në dobi të Kishës gjithë ato sa u shtetëzuan në periudhën e persekutimit ateist.

Ndërkaq rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë mund të përbëjë shembull indikues për trajtimin e padrejtësisë në dëm të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke kushtëzuar proceset e integrimit Europian me rehabilitimin përfundimtar dhe pa ngurrime pretekstuale në fushën e pasurisë kishëtare dhe të manastireve.

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Barçës, të mëdhatë shkëlqejnë në Champions

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al