Një 52-vjeçar italian është ekstraduar drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për mashtrim.
NJOFTIM I POLICISE
Gjatë operacionit “Rimbursimi” është lokalizuar dhe vënë në pranga një shtetas italian i kërkuar për krijim të kompanive fiktive, me qëllim përfitimin e rimbursimit.
Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi italian S. C., 52 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Shtetasit S. C., A. D. dhe S. C., në bashkëpunim me shtetasit shqiptarë I. Q. dhe E. B., kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.