• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të gjithë në parti, Rama shpall objektivin: 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor

17/03/2024
Të gjithë në parti, Rama shpall objektivin: 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor

Për kryeministrin Edi Rama arritja e kuotës së 50.000 anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit, është objektivi për çdo organizatë dhe njësi përbërëse të Partisë Socialiste.

Synimi iu bë i qartë socialistëve në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që ka nisur punën në ambientet e një hoteli në Gjirin e Lalzit nga ora 11:00 e mesditës së kësaj të diele.

Në fjalën e tij Rama tha se deri më tani anëtarësimet e reja janë premtuese për PS, pasi në gjirin e saj janë bashkuar mbi 29.000 qytetarë.

“Dua t’i përgëzoj për përfshirjen aktive për ripërtritjen e partisë sonë, në këtë proces të rienergjizimit i cili ka prekur çdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin Blendi Klosi për risinë e inxhinierimit të këtij procesi. Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29.225 anëtarësime të reja. Duam 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershorin e këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë e pak që u shtohen këtyre që janë shtuar deri tani”, tha Rama.

“E keni vënë re se sa me shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat, pasi nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Do të rishikojmë përbërjen e çdo organizate socialiste”, u shpreh shefi i qeverisë duke kërkuar nga të vetët që të vazhdojnë punën derë më derë, për t’u treguar shqiptarëve se PS është alternativa e vetme qeverisëse përballë një opozite “të dërrmuar”, siç i cilësoi ai rivalët.

“Ne s’jemi në këtë hapësirë thjesht për të marrë më shumë vota se të tjerët por për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për Shqipërinë dhe më shumë zgjedhje për shqiptarët. Na duhet një PS më e hapur, më e moshuar me eksperiencë dhe më e rinuar me gjak të ri”, deklaroi Rama.

Related Posts

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blake Lively dhe Justin Baldoni! Caktohet një datë e re për gjyqin e dy aktorëve

Blake Lively dhe Justin Baldoni! Caktohet një datë e re për gjyqin e dy aktorëve

09/12/2025
VIDEO/ Barça bën detyrën në Champions, Liverpool i tregon forcën Interit, ia del Atletico, bie Chelsea

VIDEO/ Barça bën detyrën në Champions, Liverpool i tregon forcën Interit, ia del Atletico, bie Chelsea

09/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al