• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Liroi nga burgu të dënuarin për dhunë në familje, kërkohet shkarkimi i gjyqtarit të Gjirokastrës

20/03/2024
Liroi nga burgu të dënuarin për dhunë në familje, kërkohet shkarkimi i gjyqtarit të Gjirokastrës

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Arben Dosti për shkelje të rënda profesionale.

Sipas ILD-së gjyqtari ka shfaqur njëanshmëri në gjykimin e çështjeve duke liruar një të dënuar për dhunë në familje dhe një për armëmbajtje pa leje

Njoftimi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, bazuar në ankesën e depozituar nga një qytetare pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2019 dhe përcjellë për kompetencë ILD-së, mbi lirimin me kusht nga gjyqtari A.D., të një të dënuari përsëritës në shkelje të ligjit.

Lirimi me kusht është objekti i inspektimit të parë tematik të nisur nga ILD, që në nisje të fuksionimit, në shkurt 2020, për trajtimin e kërkesave me objekt lirim me kusht, për periudhën 01.01.2017-31.01.2020, edhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ku ushtron detyrën gjyqtari, nga e cila janë administruar vendimet e pranimit të kërkesave për lirim me kusht, të marra nga A.D. në këtë periudhë. Nga hetimi disiplinor i kryer, ku përfshihet edhe analiza e 11 vendimeve të dhëna nga gjyqtari në periudhën 2017-2020 provohet se:

·         Nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve” i ndryshuar.

·         Nga ana e magjistratit nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke shfaqur njëanshmëri në gjykimin e çështjes, të reflektuar në dhënien e vendimit për tre kërkues të dënuar, me qëllim përfitimin e padrejtë të lirimit me kusht dhe ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke i sjellë përfitim të padrejtë, e cila është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore.

·         Nga ana e magjistratit nuk janë respektuar dispozitat ligjore me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv dhe subjektiv për të përfituar në menyrë të drejtë lirimin me kusht dhe lehtësisht të kuptueshme për uljen e dënimit, ku përvoja profesionale në detyrë e magjistratit e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita.

·         Veprimet/mosveprimet e magjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vullnetshme.

·         Veprimtaria e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë duke cënuar prestigjin e gjyqtarit dhe ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. Standardet e gabuara të vendimeve gjyqësore mund të aplikohen edhe nga magjistratë të tjerë, si dhe mund të shërbejnë si praktikë që dënuar të tjerë me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore të pretendojnë në kundërshtim me parashikimet e ligjore në fuqi për lirim me kusht, pa një zbatim të saktë të ligjit material dhe procedural, fakte të cilat kanë ndodhur më parë me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit A.D. përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe i propozon KLGJ-së masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, të parashikuar nga neni 111 i Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

20/10/2026
VIDEO/ Guirassy nderon Dortmund,  fitore në Champions ndaj Sabah Baku

VIDEO/ Guirassy nderon Dortmund, fitore në Champions ndaj Sabah Baku

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al