• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama thotë se do ta mbështesë SPAK-un vendosmërisht me çdo lloj çmimi

22/03/2024
Rama thotë se do ta mbështesë SPAK-un vendosmërisht me çdo lloj çmimi

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se ai nuk e vë në diskutim se Partia Socialiste do ta mbështetë SPAK-un vendosmërisht me çdo lloj çmimi.

Kështu ka reflektuar ai, ndaj një deklarate të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili më parë ka përkufizuar se institucioni i lartë hetimor që ai drejton, “nuk do të falë askënd nga zyrtarët e lartë të korruptuar apo inkriminuar”.

Sipas Ramës, pikërisht ky ka qenë thelbi i Reformës në Drejtësi dhe ai nuk e vë në diskutim aspak mbështetjen që mazhoranca e vendit do të japë ndaj institucionit. Kjo, pavarësisht faktit se një pjesë e madhe e zyrtarëve të inkriminuar, ka qenë pjesë e Partisë Socialiste.

Më 15 mars, ishte Dumani, ai i cili ka bërë një deklaratë të fortë s ai takon punës së organit të lartë hetimor, duke thënë se prokurorët e SPAK-ut nën drejtimin e tij, “nuk do të kursejnë askënd”.

Kështu tha ai, teksa ishte i ftuar në një takim sa i takon dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, IDM Morning Briefing.

Në këtë tryezë pa praninë e kamerave, Dumani qartësoi se SPAK po vijon punën për hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar.

Teksa, i pyetur nga pjesëmarrësit se deri ku puna e Prokurorisë së Posaçme do të shkojë në kupolën e zyrtarëve të lartë, ai ka qenë i prerë: Nuk do të kursejmë askënd.

Sipas Dumanit, në vitet e ardhshme, duhet besuar se Shqipëria do të ketë një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve.

“Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, ceku ai.

Dumani u ndal edhe te lufta ndaj krimit të organizuar, ku ka theksuar se kërcënimet e tilla përbëjnë shqetësim, por që anëtarët e SPAK-ut janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë situata të tilla.

Dumani nuk duhet harruar se pati një takim mjaft të rëndësishëm edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë në mes të shkurtit.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE”.

Kështu pati shkruar në një postim në platformën X (ish-Twitter) Blinken gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, ku është takuar edhe me personalitete të institucioneve të drejtësisë, si kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe drejtues të tjerë.

“U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, vazhdon ai më tej.

Një ditë më parë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Blinken pranoi se Reforma në Drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Ama sipas tij, SHBA-të kanë nisur të shohin rezultate të vlefshme.

“Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë”./AP

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

Benny Blanco zbulon pse nuk flet për jetën intime me Selena Gomez

19/05/2026
“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al