• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dosja që ‘fundos’ Tahirin, ish-ministri bënte 5 milionë euro në muaj me Habilajt (VIDEO)

17/10/2017
Dosja që ‘fundos’ Tahirin, ish-ministri bënte 5 milionë euro në muaj me Habilajt (VIDEO)

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.
Top Channel disponon dosjen me këto fragmente të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane.
Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.
Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.
Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

Detaje të mëtejshme të kësaj dosjeje do të zbulohen sonte në Top Story në orën 21:00./Top Channel

Related Posts

Kathimerini: Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat në Shqipëri
Kryesore

Kathimerini: Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat në Shqipëri

20/03/2026
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kathimerini: Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat në Shqipëri

Kathimerini: Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat në Shqipëri

20/03/2026
Djali i Chuck Norris emocionon me fjalët: Jam shumë krenar që jam djali yt

Djali i Chuck Norris emocionon me fjalët: Jam shumë krenar që jam djali yt

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al