• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mocion mosbesimi, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis

27/03/2024
Mocion mosbesimi, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis

Ky është momenti kur lideri i socialistëve grekë të Pasokut dorëzon në parlament mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Mitsotakis të nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë.

“Qeveria e Demokracisë së Re e ka bërë zakon minimin sistematik të shtetit të së drejtës në vendin tonë. Tek një sërë skandalesh, përjetojmë të njëtin motiv, korrupsion, mbulim dhe mosndëshkim. Në çdo skandal, në çdo dështim qeveritar zgjedhja juaj politike është të mbuloni të vërtetën“-u shpreh Nikos Androulakis, kreu i Pasok-ut.

Sipas liderit socialist “Ky diskreditim i paprecedentë i shtetit ligjor dhe institucioneve nga qeveria nuk mund të vazhdojë. Ky zhvillim politik me mocionin e votëbesimit ka ardhur menjëherë pas botimit të një artikulli të gazetës «To Vima» ku zbulohet se tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës dhe makinistit të një prej trenave që janë përplasur në aksidentin fatal të Tembit me 57 viktima, janë fshirë pjesërisht dhe janë publikuar jo të plotë.

Nga ana e saj edhe partia më e madhe opozitare Syriza ,nëpërmjet liderit të saj Stefanos Kasselakis , i ka bërë thirrje kryeministrit Mitsotakis të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Deklaratës i është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë duke thënë se kreu i opozitës, minοn shtetin dhe demokracinë greke që ka 50 vjet që kryen zgjedhje të lira.

“Kasselakis me vetëdije po minon shtetin me këtë deklaratë të papranueshme të rrezikshme dhe të paprecendent. Këtë vit, mbushen 50 vjet nga rivendosja e Republikës … vite krize, memorandumesh, tensionesh, me qytetarë të shumtë në rrugë dhe një ankth shumë i madh për të ardhmen e vendit, dhe askush nuk erdhi ta vërë në dyshim këtë rrugë ligjore, pandryshueshmërinë e rezultatit zgjedhor.”

Sipas zëdhënësit të qeverisë drejtësia po heton të gjitha aspektet e tragjedisë, ndërsa ka cilësuar deklaratat e opozitës si një “fushatë antiqeveritare ” dhe një përpjekje për të destabilizuar vendin.Nga ana tjetër , mocioni i mosbesimit që do diskutohet në tre ditët në vazhdim duke u përkrahur edhe nga partitë e tjera opozitare, konsiderohet se do të kthehet në një votebesim për qeverinë pasi zotëron 158 nga 300 vendet e parlamentit dhe do të krijojë më shumë unitet në radhët e të djathtëve të cilët kritikohen nga opozita për tragjedinë hekurudhore, për shtrenjtësinë apo dhe për rrjedhjen e të dhënave personale të grekëve të diasporës, disa javë para zgjedhjeve për PE./TCH

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juve, më e fortë pas merkatos – Balkanweb.com – News24

Spalletti nuk preket, Juve i jep besim, por me kusht

20/10/2026
Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Bëri bujë me largimin nga kombëtarja, te Portugalia marrin vendimin për Ronaldon

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al