Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në Himarë është bërë një falsifikim idiot, pasi ligji 7501 nuk mund të shpërndante tokë truall.
Suli: Kryetari i bashkisë së një qyteti është edhe kryetari i komisionit të tokës bujqësore të atij qyteti.
Për rrjedhojë zoti Goro është kryetar i komisionit i cili duhet të bëjë verifikmin në terren dhe verifikim e gjithë dokumenteve.
Një gjë që është ashiqare është falsifikimi material ose falsifikimi që është bërë mbi aktin e marrjes së tokës në pronësi.
Ligji i kohës 7501 ishte ligj që shitej toka bujqësore, cka do të thotë që të jepte ullishte, pemishte, ose të jepte tokë bujqësore.
Toka që është shtuar materialisht në buzë të detit është 5 mijë metër katorë tokë truall.
Dmth kanë bërë një falsifikim idiot, të trashë pa lidhje me realitetin.
Nuk mund të shpërndante 7501 tokë truall.
Ka pasur disa veprime njëra pas tjetërës pa kryer verifikime në terren.









