• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E pazakontë! Ishulli italian po dhuron dhitë, tejkalojnë numrin e njerëzve

06/04/2024
E pazakontë! Ishulli italian po dhuron dhitë, tejkalojnë numrin e njerëzve

Numri i dhive në ishullin italian të Alicudi e ka tejkaluar popullsinë njerëzore gjashtë herë dhe autoritetet vendase morën vendimin që dhitë t’u jepen si dhurata të interesuarve.

Kryetari i ishullit italian ka ofruar t’ia japë kafshët kujtdo që dëshiron t’i marrë ato. Riccardo Gullo erdhi me këtë ide pasi një regjistrim i fundit tregoi se numri i dhive në pesë kilometra katrorë të Alicudi, ishullit më të vogël të arkipelagut Eolian, është gjashtë herë më i lartë se numri i njerëzve, që janë 100 gjatë vitit.

Numri i dhive është rritur kaq shpejt vitet e fundit, saqë ato kanë filluar të lëvizin nga vendbanimi i tyre i zakonshëm në majën e ishullit drejt zonës së banuar. Kafshët gradualisht shkaktuan dëme në bimësinë e gjelbër të harlisur si dhe të futeshin nëpër shtëpitë e njerëzve duke i detyruar banorët të kërkonin zgjidhje nga autoritetet.

Alicudi, e cila është dy deri në tre orë me varkë nga Siçilia, ndodhet nën administrimin e ishullit më të madh të Liparit. Nisma “Adopto një dhi” është paraqitur si mënyra më e mirë për të adresuar këtë çështje. “Ne absolutisht as që duam të mendojmë për vrasjen e kafshëve, prandaj i japim ato. Kushdo mund të bëjë kërkesë për një dhi, nuk duhet të jetë fermer dhe nuk ka kufizim në numër”.

Afati i aplikimit është 10 Prill. “Tashmë kemi pasur disa telefonata, duke përfshirë një blegtor nga ishulli Vulcano, i cili do të donte të merrte disa dhi sepse, ndër të tjera, prodhon rikota, një djathë që vlerësohet shumë”,-tha Gullo, duke shtuar se do të ishte edhe më e këndshme dhe më njerëzore nëse në mesin e atyre që marrin dhi do të kishte nga ata që dinë t’i zbusin.

Ndërkaq, për herë të parë, shkencëtarët kinezë kanë klonuar dhitë tibetiane, të cilat, së bashku me kuajt dhe delet, janë bagëti të rëndësishme tregtare për banorët e Rrafshnaltës Tibetiane. Për të parandaluar humbjen e kafshëve të rëndësishme për ekonominë lokale, qeveria e provincës veriperëndimore kineze të Qinghai ka kryer një program kërkimor mbi aplikimin e teknologjisë së inxhinierisë embrionale në dhitë tibetiane që nga viti 2018.

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

22/04/2026
City cinik merr “komandën” e Premier League, ndaj Burnley të Brojës mjafton një gol

City cinik merr “komandën” e Premier League, ndaj Burnley të Brojës mjafton një gol

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al