• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protestë në qytetin francez: Mos e dëboni këtë familje shqiptare

07/04/2024
Protestë në qytetin francez: Mos e dëboni këtë familje shqiptare

Një protestë e veçantë ka ndodhur në qytezën franceze të Roncq në veri të Francës. Një grup mësuesish të kolegjit “Paul Éluard” dhe shkollës “Neruda” dolën në mbështetje të një familjeje shqiptare e cila po detyrohet nga autoritetet të largohet nga territori francez. Liviana, 13 vjeç, vëllai i saj 8-vjeçar dhe dy prindërit e tyre u larguan nga Shqipëria në vitin 2022, në kërkim të kujdesit për babain dhe vëllain e Livianës, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda. Duket se që atëherë, ata kanë fituar respektin e komunitetit të zonës.

Ishte sëmundja që e shtyu familjen shqiptare të emigronte. Babai i Livianës vuan nga verbëria progresive dhe e pakthyeshme që në moshën 20-vjeçare. Vëllai i saj i vogël lindi me një keqformim të veshkave. “Ai duhet të ndjekë një dietë të rreptë dhe të kujdeset për higjienën e tij, për të mos përmendur faktin se mund të ketë nevojë për një operacion në çdo moment”, – shpjegoi Marie-Noëlle Cowdry-Besnard, një mësuese që është afruar me familjen.

“Babai nuk është në gjendje të punojë dhe nëna përpiqet të plotësojë nevojat e tyre duke bërë punë të rëndomta” – shpjegon Louis Lécareux, një nga mësuesit e kolegjit.

Mediat franceze shkruajnë se në Shqipëri nuk ofrohet kujdesi i nevojshëm për babë e bir. Familja nuk kishte zgjidhje ndaj që të katër u larguan pa dëshirë nga vendlindja. Në Francë ata dërguan dy fëmijët e tyre në shkollë.

Në vetëm një vit, Liviana, duke ndjekur kolegjin “Paul Éluard” përvetësoi mjaft mirë gjuhën dhe shihej me interes nga mësuesit e saj. “Ajo është e turpshme, por ka rezultate shumë të mira, pavarësisht pengesës gjuhësore”, – shpjegon Louis Lécareux. Familja, e cila jetonte në një qendër akomodimi, ishte në një situatë të vështirë, por dalëngadalë po integrohej.

Marie-Noëlle Cowdry-Besnard ndihmon familjen të mësojë frëngjisht. Ajo e përshkruan si një familje të vendosur: “E vogla mësoi frëngjisht me një shpejtësi rrufe. Unë u jap mësime dhe babai vazhdon të mësojë, edhe pse është me shikim të dëmtuar”, – thotë ajo.

Të gjitha përpjekjet e tyre u ndërprenë në qershor 2023, pas marrjes së një letre nga prefektura. Ajo informonte familjen për “refuzim të pranimit për të qëndruar, shoqëruar me një vendim që kërkon që ata të largohen nga territori francez” .

Urdhri kërkon kthimin e prindërve dhe dy fëmijëve të tyre në vendin e origjinës. Ata duhet të largohen nga Franca brenda 30 ditëve me mjetet e tyre, pavarësisht shqetësimit të kujdesit që prek familjen.
Edhe pse janë ende atje edhe një vit më vonë, kjo është pjesërisht falë mësuesve të Livianës, për të cilët vendimi është i padrejtë. “Kjo familja nuk ka shkaktuar kurrë asnjë problem”, – thotë Louis Lécareux.

Sipas tyre vendimi është i pakuptueshëm ndaj janë të vendosur për të mbështetur familjen shqiptare.
Në pak muaj gjithçka që ndërtuan u shemb. Familja po lufton për të qëndruar, por situata po përkeqësohet. Të dy prindërit dhe fëmijët e tyre nuk kanë më mjete për strehim dhe po humbasin aksesin e tyre në ushqime për shkak të kufizimeve buxhetore.

Për të ndihmuar nxënësit e tyre, janë mobilizuar mësuesit. Ata organizuan një mbledhje fondesh që mbulon qiranë edhe për disa muaj. Por zgjidhja është e përkohshme. “Paratë do të mbarojnë dhe më 16 maj ata do të jenë në rrugë”, – thotë një mësues.

Për Marie-Noëlle Cowdry-Besnard dhe kolegët e saj, zgjidhja tashmë është e qartë: Duhet të bëjnë zhurmë. “Kemi ardhur me tenxhere dhe gjithçka që mund të bëjë zhurmë” – tha një nga mësuesit.

Shpresa e tyre e fundit është marrja e një lejeje qëndrimi për përkujdesje. Kërkesa e bërë disa muaj më parë nuk ka arritur ende të kalojë verifikimin administrativ. “Në bazë të vendimeve të ngjashme nuk kemi shpresë. Na thyehen zemrat, por nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk kërkojnë bamirësi, thjesht duan t’u jepet një shans” – thotë Marie-Noëlle.

Pa leje qëndrimi, ata nuk kanë të drejtë për asnjë ndihmë dhe varen tërësisht nga donacionet. Për të ndihmuar familjen, komiteti mbështetës është ende në kërkim të donacioneve dhe produkteve higjienike dhe ushqimeve.

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare – Balkanweb.com – News24

Kristian Shpendi ëndërron të bëhet si Esposito: Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare

19/10/2026
Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare – Balkanweb.com – News24

Nuk jemi vëllezër normal, do i vijë edhe Stivenit radha për në Kombëtare – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al