• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Jetojmë mes grekëve dhe italianëve ndaj…”, Rama flet për turizmin: Të ndërtojmë me arkitekturë të bukur

09/04/2024
“Jetojmë mes grekëve dhe italianëve ndaj…”, Rama flet për turizmin: Të ndërtojmë me arkitekturë të bukur

Shqipëria ka njohur shifra rekord turistësh gjatë vitit të kaluar, e akoma më të larta janë pritshmëritë për këtë sezon turistik.

Për shkak të zhvillimeve pozitive në sektorin e turizmit në Shqipëri, Komisioni Europian i Organizatës Botërore të Turizmit u mblodh në Tiranë këtë të hënë për takimin e 70-të.

I pranishëm në konferencë, Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të adresuar disa sfida që vijnë me rritjen e turizmit dhe për të mos bërë gabimet e vendeve të tjera elitare në turizëm.

“Me më shumë se 10 milionë turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë 3 muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por është edhe sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat ne duhet të mendojmë nëse dëshirojmë që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, në rast se duam që Shqipëria të jetë destinacion ku turizmi të jetë vlerë e shtuar duke bërë bashkë njerëz nga vende nga më të ndryshmet dhe për t’i bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri dhe jo ndokund tjetër.

Duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe duhet t’i gërshetojmë këto të dyja që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre, por nga ana tjetër edhe që të kenë mundësi të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Nuk duam ta humbasim vendin tonë duke ndërtuar një destinacion turistik. Unë besoj që ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime, nga gabimet tuaja ne duhet të nxjerrim mësime.

Dhe për këtë arsye jam këtu në këtë takim, sepse ajo që po bën kjo organizatë është vërtetë fantastike. Këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar nga njëri vend tek tjetri, por bëhet fjalë për ndarjen e njohurive, përvojave, gabimeve që janë bërë në të shkuarën që ato të mos përsëriten. Shpresoj që ne do mësojmë sa më fortë të jetë e mundur.

Ne tashmë i kemi bërë disa gabime tona. Të mos harrojmë që jetojmë midis grekëve, italianëve e të jesh mes tyre do të thotë të jesh në dolçe vita e ti bën edhe gabime. Sepse nga njëra anë nuk e ke kuptuar plotësisht bekimin që të ka dhënë Perëndia. Por ne nuk jemi Zvicër dhe ndoshta është më mirë të mos jemi, por duhet të kemi të njëjtën mënyrën të kuptuari që kanë zviceranët për të kuptuar se çfarë duhet t’u lëmë brezave të ardhshëm që t’ja u lëmë më mirë”, theksoi kryeministri Edi Rama.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Diddy feston 56-vjetorin pas hekurave, ja çfarë kishte në menunë e tij të ditëlindjes

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

24/12/2025
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim

Barazimi ndaj Elbasanit, trajneri i Tiranës: I kënaqur! Penalltia? Le të gjykojnë organet kompetente

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al