• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Falë turizmit, sot Shqipëria e ka më të lehtë që të tregojë bukuritë e saj

09/04/2024
Kumbaro: Falë turizmit, sot Shqipëria e ka më të lehtë që të tregojë bukuritë e saj

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka çelur sot takimin e 70-të te Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku marrin pjesë drejtuesit e kësaj organizate si Sekretari i Përgjithshëm i OBT Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive Natalia Bayona dhe ministra e përfaqësues të sektorit të turizmit nga 40 shtete të kontinentit.

Ministrja Kumbaro e nisi fjalën e saj me mikpritjen shqiptare, të transformuar sot në një simbol të turizmit.

“Edith Durham, shkrimtarja britanike e shekullit të XIX që shkeli veriun e Shqipërisë, në terrenin e vështirë por mahnitës mes Alpeve shqiptare, pikërisht ato pamje magjepsëse që sot i shohin miliona e miliona kureshtarë nga e gjithë bota në TikTok apo në Instagram dhe dëshirojnë një orë e më parë t’i vizitojnë. Studjuesja e shekullit të XIX shkroi dikur në kujtimet e saj se pikërisht kjo fjalë, “Fjala -mirë se erdhe – del drejt e nga shpirti i atyre njerëzve. Ai vend dhe ata njerëz të befasojnë. E pra, ky shpirt, këta njerëz te të cilët ju keni ardhur sot, janë ata që historinë dhe traditën sot e e kemi kthyer në industrinë e mikpritjes që befason. Prandaj, si shqiptare dhe si ministre e turizmit e Shqipërisë, ndihem e privilegjuar dhe shumë e nderuar t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri, duke ju falenderuar secilin prej jush, nga miku ynë Zurab dhe çdo delegacion të Europës që zgjodhët Shqipërinë për të kremtuar ditëlindjen e 70-të Komisionit për Europën të Familjes sonë të madhe “UN Tourism”, nisi fjalën e saj ministrja Kumbaro.
Për vitin 2023 ishte Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit që e renditi Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe të katërtën në botë për rritjen e flukseve turistike. Ministrja Kumbaro në fjalën e saj shtoi se të dhënat e fundit të hyrjeve në turizëm tregojnë se ka gjasa që Shqipëria të mbetet në krye të listës.

“Në 2023 pritëm 10,1 milionë turistë. Shumë sfiduese, por është nga ato rastet që tregon se kur punët bëhen me dashuri dhe përkushtim për realizimin e një vizioni, kur jemi bashkë me profesionistët e turizmit, investitorët, turoperatorët, partnerët e duhur ndërkombëtarë, nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet. I dashur Zurab, më duhet të të njoftoj se edhe këtë me shumë gjasë do të na gjesh sërish në krye të listës, sepse me shifrat e fundit, për tre muajt e parë të vitit 2024 Shqipëria mirëpriti 1,7 milionë vizitorë të huaj ose rreth 60% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ama përtej shifrave, Shqipëria, ose “Perla e pazbuluar e Mesdheut”, siç shumë prej gazetave ndërkombëtare vijojnë ta quajnë, po përjeton kohën e vet të transformimit nga turizmi jo thjesht si “ekonomi e kënaqësisë”, por mbi të gjitha si një formë emancipimi shoqëror.

Falë turizmit, sot Shqipëria e ka më të lehtë që të tregojë bukuritë e saj, njerëzit e saj, energjitë e saj dhe rolin e saj në këto kohëra të trazuara. Në këto dy vite po shkruajmë një kapitull të ri të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit dhe jam falenderuese ndaj gjithë kolegëve në këtë sallë për besimin ndaj Shqipërisë”, vazhdoi ministrja Kumbaro.
“Sot Shqipëria është një surprizë e bukur në zhvillimin e turizmit global, gati-gati një simbol se ashtu si njerëzit – edhe vendet mund ta rishpikin vetveten brenda pak vitesh, – duke tejkaluar momentet e vështira për shkak të lojërave të historisë e duke u kthyer, me forcën e turizmit, në vendin që po ngjall kureshtjen e të gjithëve si destinacion i shumëdëshiruar”, tha ndër të tjera në fjalën e saj Kumbaro.
Ky takim i Komisionit për Europën të UNWTO do të vijojë me Konferencën e Investimeve për Zhvillimin e Ekonomisë që do të mbahet më datë 9 prill, ku do të prezantohet edhe udhërrëfyesi: Tourism Doing Business: Investing in Albania”.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Diddy feston 56-vjetorin pas hekurave, ja çfarë kishte në menunë e tij të ditëlindjes

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

24/12/2025
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim

Barazimi ndaj Elbasanit, trajneri i Tiranës: I kënaqur! Penalltia? Le të gjykojnë organet kompetente

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al