• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konferenca e Investimeve në Turizëm/ Kumbaro: Turizmi tashmë është industri, 4.2 miliardë euro të ardhura në vitin 2023

09/04/2024
Konferenca e Investimeve në Turizëm/ Kumbaro: Turizmi tashmë është industri, 4.2 miliardë euro të ardhura në vitin 2023

Nisi sot, në ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, “Konferca e Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës dhe Shqipërisë” me fokus nxitjen e investimeve dhe rastin e historive të suksesit e perspektivat e të ardhmes në Shqipëri me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku dhe minsitra e përfaqësues të industrisë së turizmit nga gjithë Evropa.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro përshëndeti nisjen e kësaj konference dhe u shpreh se Shqipëria ka hyrë në erën e investimeve në turizëm me qasjen e panegociueshme të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Shqipëria ka hyrë në erën e industrisë së turizmit por edhe për Europën që “Investimet në Turizëm dhe Zhvillimi Ekonomik në Europë” e qas sot përmes zhvillimit të qendrueshem dhe mbrojtjes së mjedisit si një kusht të pangegociueshëm për të të ardhmen”, u shpreh Kumbaro.

Më tej ministrja Kumbaro u ndal tek shifrat, të dhënat dhe lehtësitë fiskale që krijojnë një mjedis atraktiv për të investuar në Shqipëri.

“Kam parasysh publikimin më të fundit nga agjencia “Standard & Poors” e cila ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “B+”, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit.
Shqipëria sot po nis të korrë frytet e një pune të nisur vite më parë, me kuadrin ligjor që përgatitëm duke lehtësuar nga barrat fiskale investimet në turizëm, ku për të gjitha hotelet, nga ato më të voglat, nga bujtinat e agroturizmet e deri tek strukturat më elitare, duke ulur TVSH-në në 6% nga 20% që është për bizneset e tjera;
E meqë jemi në një konferencë investimesh, turizmi nuk është thjesht çështje e numrit të vizitorëve, por është mbi të gjitha një çështje të ardhurash dhe tashmë ky sektor është bërë një industri, e këtë mund ta themi. Kjo matet edhe me të ardhurat që erdhën në ekonominë shqiptare.

Plot 4.2 miliard euro të ardhura nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare për vitin 2023 – 2,8 miliard ishte kjo shifër për vitin 2022. Është para që ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro falenderoi Organizatën Botërore të Turizmit, një produkt konkret nga ky bashkëpunim shumë i ngushtë me partnerët e UNWTO, duke krijuar për herë të parë një udhëzues për investimet në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rrallë në “Air Albania”! Merret vendimi për Shqipëri-Finland, zyrtarizohet nga vetë FSHF (FOTO) – Balkanweb.com – News24

E rrallë në “Air Albania”! Merret vendimi për Shqipëri-Finland, zyrtarizohet nga vetë FSHF (FOTO)

19/10/2026
Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të, ja lojtarët dhe trajneri i spikatur

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të, ja lojtarët dhe trajneri i spikatur – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al